LAJMI I FUNDIT:

QMK: Vazhdon shuarja e zjarrit në poligonin ushtarak “Peplishtë”, nuk ka rrezik për vendbanimet

QMK: Vazhdon shuarja e zjarrit në poligonin ushtarak “Peplishtë”, nuk ka rrezik për vendbanimet

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se në përgjithësi, nuk ka rrezik për lagjet dhe infrastrukturën nga zjarri i madh në poligonin e armatës “Pepelishtë”, me largësi prej dhjetë kilometrash. Prej atje shtojnë se vazhdojnë me veprime për shuarjen e plotë të zjarrit.

“Nuk ka asnjë rrezik dhe shqetësim në vendbanime, objekte dhe infrastrukturë, sipas informacioneve nga terreni, por dhe sot në mëngjes po intervenohet ndaj zjarrit, ndërsa QMK-ja dërgoi dhe kërkesë për mbështetje të plotë në terren nga ajri deri te MPB-ja, ndërsa dhe kërkesa për ndërhyrje nga zjarri me dronë të policisë kufitare dhe të “Fronteks”, sqarojnë nga QMK.

“Pjesa e rrezikshme e zjarrit që ka rrezikuar fshatrat Pepelishtë dhe Vojshanci, dje është shuar, kështu që, nuk ka më rrezik nga zjarri për dy fshatrat”, theksuan nga QMK-ja.


Gjatë koordinimit të sotëm të NJTZ-së nga Negotina, QMK-ja dhe MPB-ja është vendosur që një helikopter i MPB-së të veprojë në terren ku ka rënë zjarri në drejtim të fshatit Vojshanci, drejt malit Serta, për të mos kaluar zjarri në malin e Koneçkës.

“Një pjesë e ekipeve të zjarrfikësve të NJTZ-së dhe ndërmarrjet publike komunale nga Negotina janë të përqendruara në vatrat më të mëdha të zjarrit në malin Serta. Ato ekipe, së bashku me disa nga banorët e zonës po punojnë vazhdimisht në atë zonë për të vënë nën kontroll të plotë zjarrin. I gjithë operacioni i aksionit kundër zjarrit është udhëhiqet nga komandanti i NJTZ-së dhe pas vlerësimit të tij, se nëse nevojiten resurse shtesë për përballjen dhe shuarjen e zjarrit, përmes kryetarit të Komunës së Negotinës, ai do t’i kërkojë nga komunat fqinje“, kumtoi QMK-ja.

Helikopteri i armatës “mi-17” është planifikuar të përfshihet sot rreth orës 12 në shuarjen e zjarrit.