Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj kompanisë “ContourGlobal”.
Ai ka shtuar se kryeministri Albin Kurti dhe klika e tij që kanë ndëshkuar kompaninë amerikane “Contour Global” janë kriminelë.
“Kriminelët kthehet në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. Kurti dhe klika e tij që e kanë ndëshkuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se investimi i ContourGlobal prej 1.3 miliard ka qenë investimi më i madh i kontraktuar në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
“Investimi me qindra vende të reja të punës dhe shumë projekte për kompani partnerë vendorë dhe të Kosovës. Termocentrali i ri prej 500 mega Wat do t’i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi të përhershëm energjetike me çmime shumë të ulëta prej ato që janë në treg prej vitit 2021.
Haradinaj tha se në rast të realizimit të këtij investimi Kosova do të përfitonte me qindra miliona euro, transmeton Telegrafi.
“Investimi ka nënkuptuar me qindra e mbase edhe me mijëra të punësuar dhe punë e projekte multi milionëshe për dhjetëra kompani kosovare. Kosova e re me 500 MW do të i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi permanente energjetike me çmime shumë më të ulëta se të gjitha çmimet e tregut pas vitit 2021. Ndërtimi i Kosovës C do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga p.sh lufta në Ukrainë apo çfarëdo krize tjetër globale. Nga rritja e çmimit të energjisë në tregjet globale Kosova do të fitonte miliona, kurse vetëm në tri vitet e fundit Kosova ka shpenzuar mbi 500 milionë euro e mbase më shumë për import të energjisë elektrike. Krejt me pare dhe faktura të fryra të popullit”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, në krahasim me vitin 2017 (çmimi ishte 45 euro) projektimi i çmimit ishte shumë më i lartë se në vitin 2017 (80 euro) por të gjitha analizat e tyre se çmimi në treg pas vitit 2020 do të jetë mbi 100 euro tha se ishin të vërteta.
“Ne e vërtetë që i kemi garantuar plasman të energjisë edhe gjatë verës “Contour Globalit”, por e vërteta është se Kosova kurrë gjatë verës nuk ka konsum më të vogël se 500 MW. Në vitin 2016 u lëshua në prodhim në Stanari të Bosnjës termoelektrana e EFT (rreth 400 MW) me pronar Vuk Hamoviq shefit të mafias energjetike që në masë të madhe e kontrollon shitjen e energjisë në rajon.
Kjo kompani EFT që Kosovës i kishte shitur rreth 142 euro milionë energji është partnere e afërt e mbase edhe pronare e GEN-it serb kompanisë e cila i kishte paguar qindra mijëra euro Martin Berishës njeriut të Kurtit e i cili vazhdon të jetë Ambasador i Kosovës.
Serbia, EFT dhe GEN kishin interes të madh që Kosova C kurrë mos të ndërtohej dhe e natyrshme që kanë financuar njerëz në Kosovë që ky projekt kurrë mos të vinte në jetë. Vetëm në vitin 2021 Termoelektrane në Stanari ka shitur energji në vlerë prej 107 milion eurove. I kuptueshëm interesi i Hamoviqit që Kosova të mos ketë Kosovën C por cili ishte interesi i Kurtit dhe VV-së?”, pyeti Haradinaj.
Ai shtoi se “kriminelët” kthehen në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. “Kurti dhe klika e tij që e kanë ndëshkuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë”.
Siç tha ai mos ndërtimi i Kosovës C është suksesi më i madh që Serbia ka arritë në Kosovën e pasluftës.
“Vendet e BE-së që kanë qenë të zëshme kundër këtij projekti në vitin 2022 i kanë rihapë termocentralet dhe sot furnizohen me energji nga termocentralet. Shumë organizata vendore, shumë organizata majtiste kanë financuar njerëz dhe shoqata në Kosovë me luftu Kosovën C, gjoja në emër të ruajtjes së ambientit. Tërheqja e ContourGlobal erdhi si pasojë e mesazheve të pastërta kundër projektit nga ana e Qeverisë Kurti e me të cilat praktikisht e ka liru CG nga obligimi që të gjejnë financues”, tha ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025