LAJMI I FUNDIT:

E godet me tërë forcën me shqelm në kokë pensionisten në tramvaj, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës – policia gjermane në kërkim të dyshuarit

E godet me tërë forcën me shqelm në kokë pensionisten në tramvaj, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës – policia gjermane në kërkim të dyshuarit

Kamerat e sigurisë brenda një tramvaji në Halle (Saale) të Gjermanisë, kanë kapur momentin kur një pasagjer 36-vjeç shqelmon brutalisht pensionisten 84-vjeçe.

Krimi i tmerrshëm ka ndodhur më 30 maj, kurse burri nga Gjermania pas pesë minutave që ishte futur në tramvaj ishte ulur përballë pensionistes, transmeton Telegrafi.

Disa minuta më vonë ishte ngritur në këmbë për të diskutuar me gruan – duke e mbajtur vazhdimisht pozicionin mbrojtës sikur tregonte se do ta sulmojë.


Në pamje shihet gruaja e moshuar duke përdorur aparatin për dëgjim, për faktin se nuk e kuptonte asgjë të dyshuarin, tha zëdhënësi i policisë gjermane Thomas Muller.

Megjithatë kur ajo e prekë aksidentalisht me ombrellë, ai humb durimin dhe e godet me grusht në fytyrë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kthehet dhe e godet me tërë forcën me shqelm në kokë dhe largohet nga tramvaji sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por pas publikimit të pamjeve, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, kurse bëhet e ditur se bëhet fjalë për një 36-vjeçar nga Halle i njohur për policinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori