LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket tejet atraktive me një bluzë transparente, teksa performon para mijëra fansave në Madrid

Dua Lipa duket tejet atraktive me një bluzë transparente, teksa performon para mijëra fansave në Madrid

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa ngjitej në skenë në Festivalin ‘Mad Cool’ në Madrid, Spanjë të mërkurën.

Këngëtarja 28-vjeçare, shkaktoi emocione teksa tregonte trupin e saj mahnitës në një bluzë të shkurtër transparente, që theksonte barkun e saj të tonifikuar.

Veshja përfshinte detaje me shkëlqim dhe ajo e kishte kombinuar me pantallona të shkurtra me rruaza argjendi.


Duke shtuar lartësinë e saj me një palë çizme të zeza, Dua e plotësoi veshjen e saj me çorape me dizajn rrjete.

Me një paletë të lehtë makijazhi, super ylli i muzikës pop kishte lëshuar flokët e saj që binin lirshëm mbi shpatullat për performancën e saj në skenë.

Dua Lipa ishte e rrethuar nga kërcimtarë mbështetës të veshur me rroba të zeza të ngushta për performancën e saj.

Paraqitja e Duas në festival vjen pas performancës spektakolare në Glastonbury, në qershor.

Ylli interpretoi disa hite nga repertori i saj dhe realizoi disa lëvizje akrobatike të kërcimit teksa përshëndeti mijëra në fermën Worthy.

Në një pikë, Dua u afrua pranë turmave ndërsa këndonte këngën e saj të re hit “Physical”.

Dua shndërroi Glastonburyn në një klub nate për një orë e 45 minuta, duke kënduar hite si: “Houdini”, “Cold Heart” dhe madje një remiks të “New Rules”.

Shikuesit u mahnitën nga performanca dy-orëshe e Duas që përfshinte vokale live në shumë nga këngët.

Dua përndryshe është duke shijuar edhe suksesin e albumit të saj të tretë, “Radical Optimism”, të cilin e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Kalo në kategori