LAJMI I FUNDIT:

Italia njeh patentë shoferët e Kosovës

Italia njeh patentë shoferët e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se edhe një shtet tjetër i ka njohur sot patentë shoferët e Kosovës. Bëhet fjalë për shtetin e Italisë.

Gërvalla ka bërë të ditur se për këtë çështje marrëveshja është nënshkruar sot.

“Sot në Romë u nënshkrua marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Itali. Ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën tonë në Itali. Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes”, ka shkruar ajo.


Ndërsa, ka treguar se marrëveshja hyn në fuqi pas 60 ditësh.

“Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës”, ka thënë ministrja Donika Gërvalla.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali.

“Me energji dhe përkushtim jemi të vendosur të vazhdojmë punën tonë për t’u siguruar që çdo qytetar i Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të ndihet i mbështetur dhe i fuqizuar nga shteti ynë. Urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Itali për këtë lajm të mirë. Ambasada dhe konsullatat tona në Itali do të jenë në dispozicion për të udhëzuar rreth procedurave të nevojshme”, ka thënë tutje Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori