LAJMI I FUNDIT:

Sekreti i errët i Las Vegasit: Rrugët shkëlqejnë nga luksi ndërsa në tunelet e nëndheshme po luftohet për jetë

Sekreti i errët i Las Vegasit: Rrugët shkëlqejnë nga luksi ndërsa në tunelet e nëndheshme po luftohet për jetë

Nën rrugët vezulluese të Las Vegasit është një rrjet tunelesh që strehojnë të pastrehët.

Ata i quajnë “mole njerëz”, sepse ndërtuan strehimore në nëntokë – larg luksit për të cilin njihet “qyteti i mëkatit”.

Aventurieri Drew Binski vizitoi labirintin e tuneleve dhe foli me të pastrehët. Disa prej tyre kanë bërë “dhomat” e tyre nga mbeturinat, raporton dailystar.


“Këtu nuk ka asgjë pozitive. Jeta në tunele është e tmerrshme. Ato mund të vërshojnë në çdo moment dhe grabitja është pjesë e përditshmërisë sonë”, tha Jay.

“Nuk ka asnjë komunitet në tunelet e errëta dhe me erë të keqe. Unë as nuk mund t’ju them se kush jeton këtu. Të gjitha gjërat e mia janë vjedhur apo shkatërruar shumë herë”, pohoi Jay, banor i New Hampshire, i cili kishte humbur njërin sy gjatë një rrahje me disa grabitës.

Në labirintin e ndërlikuar dhe të errët, aventurieri Drew Binsky takoi gjithashtu burrin me emrin Drew, i cili tregoi diçka të pabesueshme.

“Dikush solli dy aligatorë nga Florida dhe i lëshoi në tunelet pjesërisht të përmbytura në Las Vegas. Njëri vdiq shpejt, ndërsa tjetri jetoi për të paktën tre vjet”, pohon Drew.

Shumica e “njerëzve të nishanit” mbijetojnë duke lypur rrugëve të qyteteve të mëdha. Njëri prej tyre mburrej se brenda një dite ka “fituar” 680 dollarë.

“Bëra një pankartë me mesazhin ‘Gruaja më la për një burrë shumë të shëmtuar, i cili ka p… më të vogël se unë”, ka shpjeguar ai.

Shumica e parave që banorët e botës së krimit shpenzojnë janë për drogë – zakonisht metamfetaminën, sepse e mban përdoruesin zgjuar, duke i bërë ata më pak gjasa për t’u grabitur ose rrahur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kalo në kategori