LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Xhelal Rraja, akuzohet për grup të struktuar kriminal

Arrestohet Xhelal Rraja, akuzohet për grup të struktuar kriminal

Policia ka vënë në pranga shtetasin Xhelal Rraja, i shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Por kush është Xhelal Rraja?

Xhelal Rraja është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2. Sipas SPAK, Rraja ishte pjesë e grupeve kriminale të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish-deputetit tjetër socialist Arben Ndoka. Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.


Rraja është përfshirë edhe në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen. Xhelal Rraja u shpall në kërkim atëherë nga policia po nuk u arrestua asnjëherë.

Ai është shoqëruar disa herë nga Policia, por ka deklaruar se është ndaluar padrejtësisht dhe sipas tij, sulmet vinin nga kundërshtarët e tij që kishin paguar drejtorin e Krimeve.

Disa kohë më parë, Policia e Shtetit ka ndaluar në Kodër – Kashar, Ramazan Rraja dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës. Ata u kapën teksa lëviznin me mjetet të blinduara, ndërsa lidhur me këtë fakt një reagim erdhi edhe nga babai i Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja i cili ka mohuar që djali i tij të ishte në kërkim.

Ai hodhi akuza mbi policinë se ndaj tij po kryhen sulme personale. “Ramazanin e mora vesh nga të tjerët që është ndaluar në Kashar. Kanë qenë e gjithë drejtoria e policisë me frugona me makina. Arsyen nuk e di. Është e disata herë që akuzohet dhe ndalohet, arsyen nuk e di”, tha ai.

“U bënë 3-4 vjet që policia më ka shoqëruar mua, Drejtori i Krimeve, zoti Nallbati. Me urdhër të tij jam shoqëruar disa herë. Me urdhër të atij tek vëllai në Nikël, ka sjellë kontroll në hotel. E kanë bastisur tre herë. Arsyet nuk e di”, shtoi ai më tej.

“Di vetëm dicka, që ai zotëria. Nallbani merr çdo muaj rrogë në Durrës, vetëm të më sulmojë mua dhe djalin tim. Do të shkoj nesër, po skam fakte. Do ti vërtetoj të gjitha, nëse shteti nuk merr masa, do drejtohem tek ambasada amerikane.”

Xhelal Rraja vijoi edhe me tone kërcënuese ndaj Nallbatit, duke thënë ai paratë që sipas tij ai merrte në Durrës për ta sulmuar, ‘do i ngecnin në fyt’.

“I bëj thirrje publike. Rroga që merr në Durrës do të ngeli në fyt. Kujdes. Bëj dhe mbaj rrogë në shtet. Se është burri më i degjeneruar me burri kur*e. Ai paguhet me rrogë në Durrës nga klanet e veta. Ata që duan të më bëjnë keq mua. Ramazani ka qenë jashtë është kthyer, ka shkuar edhe në Prokurorinë e Krujës dhe për çfarë është i dyshuar për ngjarjen e Fushë Krujës. Djali im ka qenë në Turqi, është e verifikuar sa ditë dhe ku ka ndenjur në Turqi. Ky është sulm. Këtë dua të di arsyen”, tha Rraja.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori