Zyrtarët amerikanë thonë se kanë ndërmarrë veprime kundër një operacioni informacioni të drejtuar nga AI, i drejtuar nga Rusia, duke përfshirë rreth 1 mijë llogari që pretendojnë se janë amerikanë.
Llogaritë në platformën X ishin krijuar për të përhapur tregime pro-ruse, por ishin “bote” të automatizuara – pra jo njerëz të vërtetë, transmeton Telegrafi.
Në dokumentet e gjykatës të bëra publike të martën, departamenti i Drejtësisë amerikane njoftoi se operacioni ishte ideuar nga një zëvendës redaktor në Russia Today (RT) në pronësi të Kremlinit.
RT drejton kanale televizive në gjuhën angleze dhe në disa gjuhë të tjera, por duket shumë më e popullarizuar në mediat sociale sesa në valë konvencionale.
Departamenti i Drejtësisë sekuestroi dy ueb-faqe që përdoreshin për lëshimin e e-maileve të lidhura me llogaritë e botit dhe urdhëroi platformën X të dorëzonte informacionin lidhur me 968 llogari që hetuesit thonë se ishin bot.
Sipas dokumenteve të gjykatës, inteligjenca artificiale u përdor për të krijuar llogaritë, të cilat më pas përhapën linja rrëfimesh pro-ruse, veqanërsisht për luftën në Ukrainë.
“Veprimet e sotme përfaqësojnë të parën në prishjen e një ferme gjenerative të rrjeteve sociale të zgjeruara nga AI, të sponsorizuar nga Rusia”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
“Rusia synonte të përdorte këtë fermë botësh për të shpërndarë dezinformimin e huaj të gjeneruar nga AI, duke shkallëzuar punën e tyre me ndihmën e AI për të minuar partnerët tanë në Ukrainë dhe për të ndikuar në narrativat gjeopolitike të favorshme për qeverinë ruse”, shtoi Wray.
Llogaritë tani duket se janë fshirë nga platforma X, kurse “screenshotat” e shpërndara nga hetuesit e FBI-së treguan se kishin shumë pak ndjekës.
Dokumentet e gjykatës detajonin se si e ashtuquajtura “fermë e boteve” ishte ideja e një zëvendëskryeredaktori të RT-së, i cili po kërkonte mënyra të reja për të shpërndarë rrëfime.
RT America u mbyll kur disa ofrues të mëdhenj të televizioni kabllor të SHBA-së e hoqën atë menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Një tjetër punonjës i RT zhvilloi rrjetin, u tha në dokumentet e gjykatës – dhe më vonë një oficer i inteligjencës ruse iu bashkua përpjekjes, të cilën departamenti i Drejtësisë e përshkoi si një përpjekje “për të mbjellë mosmarrëveshje në Shtetet e Bashkuara duke përhapur dezinformata”.
Anna Belkina, zëvendëskryeredaktore e RT, i tha BBC-së përmes emailit: “Jam më shumë se e lumtur që kujdesem për fermën time (dacha) – e përbërë kryesisht nga domate dhe dredhëza, por fatkeqësisht pa asnjë ndihmë nga FSB”.
Asnjë kallëzim penal nuk është bërë publik për rastin, por Departamenti i Drejtësisë njoftoi se hetimet janë duke vazhduar.
Nina Jankowicz, që është në krye të American Sunlight Project, organizatë jofitimprurëse që përpiqet të luftojë përhapjen e dezinformatave, tha se nuk ishte për t’u habitur që një operacion i lidhur me Rusinë po mbështetjet në AI për të krijuar llogari të rreme.
“Inteligjenca artificiale tani është qartësisht pjesë e arsenalit të dezinformimit”, shtoi Jankowicz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: “Dilni dhe votoni, pasi nuk do t’iu duhet ta bëni më”
Një raketë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore gjendet në një fshat në Poloni, nis evakuimi i banorëve
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë