LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora apo Kësulëkuqja – cila është arsyeja që artistja shqiptare u shfaq për 48 orë vetëm me veshje të kuqe në New York?

Rita Ora apo Kësulëkuqja – cila është arsyeja që artistja shqiptare u shfaq për 48 orë vetëm me veshje të kuqe në New York?

Rita Ora dukej gati për aksion të martën, teksa doli nga hoteli i saj në New York me një tjetër veshje të kuqe.

Këngëtarja, 33 vjeçe, ka qenë e zënë duke promovuar për filmin e saj të ardhshëm nga Disney+,  i titulluar“Descendants: Rise Of The Red” dhe ka marrë shumë frymëzim nga titulli i filmit dhe ngjyra e kuqe që e karakterizon rolin e saj, për të zgjedhur veshjet e saj këto ditë.

Ajo u shfaq me veshje vetëm në ngjyrë të kuqe në 48 orë, teksa së fundmi u pa me një xhaketë të kuqe me gëzof që tregonte figurën e saj të pabesueshme të trupit, shkruan DailyMail.


Rita e kishte kombinuar pjesën e sipërme me një mini fund të kuq, që nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara, ndërsa takat e larta i dhanë një shtysë lartësisë së saj.

Për aksesorë, 33-vjeçarja kishte vendosur një palë syze dielli dhe vathë të bardhë.

Rita e kompletoi dukjen e saj me një buzëkuq – sigurisht ngjyrë vishnje.

Kjo paraqitje e saj e fundit në të kuqe, përmbyll sesionin e saj promovues për filmin e ri “Descendants: Rise Of The Red”.

Rita do të luajë rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin televiziv muzikor, i cili do të transmetohet në Disney+ më 12 korrik.

Personazhi i saj është gjithashtu nëna e keqe e personazhit kryesor të filmit të ri, Red, rol që luhet nga Kylie Cantrall.

Këngëtarja po bën debutimin e saj në sagën e gjatë “Descendants”, i cili filloi me filmin origjinal të Disney Channel të vitit 2015.

“Rise Of Red”, është një ‘spin-off’ i trilogjisë së filmit “Descendants”, ku Rita luan si nëna e një prej aktorëve kryesorë të filmit.

Personazhi i Ritës është paraqitur në adaptime të shumta të tregimeve të Carroll’s Alice, megjithëse dy nga versionet më të famshme ishin nga adaptimi i animuar i Disney-t i vitit 1951, “Alice In Wonderland”, i cili u shpreh nga Verna Felton. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Kalo në kategori