Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare ka qenë gjithmonë i vlerësuar për veprat e tij në arenën ndërkombëtare duke e futur Kadarenë në historinë e letërsisë botërore.
Shkrimtarja suedeze Kajsa Ekis Ekman, e ftuar në emisionin “Zona Zero” me autor Milaim Zekën në Top News, foli me vlerësim të madh për Kadarenë dhe ndjesitë e saj tashmë që shkrimtari i shquar u nda nga jeta më 1 korrik.
Kajsa Ekis Ekman foli edhe për çmimin Nobel për të cilin Kadare mund të jetë autori me më shumë nominime por që nuk iu dha mundësia ta merrte. Ajo e cilëson Kadarenë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë, i cili e meritonte çmimin Nobel duke shprehur edhe një keqardhje që ai nuk arriti ta marrë.
Sipas shkrimtares suedeze, përfshirja e politikës në dhënien e çmimit prestigjioz nuk është e drejtë duke shtuar se shumë shkrimtarë të cilët nuk janë në nivelin e Kadaresë e kanë marrë këtë çmim.
“Kush e ka marrë çmimin Nobel janë shkrimtarë të dobët, mund të kenë shkruar 1 deri në 3 libra të mirë, ndërsa Ismail Kadare ka shkruar kaq shumë libra që e klasifikojnë ndër shkrimtarët më të mëdhenj. Çdo vit uroja që ta merte çmimin dhe tani nuk mund të ndodhë më, prandaj edhe unë zgjodha edhe titullin për artikullin ‘mos vdis pa e lexuar Ismail Kadarenë. Ai vdiq pa marrë çmimin, por ti mos vdis pa e lexuar”, u shpreh Kajsa Ekis Ekman.
Në lidhje me letrat e dërguara, të cilat e cilësonin Kadarenë si bashkëpunëtor i regjimit komunist apo njeri i oborrit të Enver Hoxhës, Ekam thotë se letërsia nuk duhet të përzihet më politikën dhe se ka ndodhur edhe me shkrimtarë të tjerë. Ajo ka shtuar se nuk ka informacion për këto shkrime.
“I kam dëgjuar këto fjalë dhe kam folur me një anëtar të akademisë suedeze dhe e pyeta nëse ishte e vërtetë , më ka thënë se nuk kishte dëgjuar për diçka të tillë, por akademia nuk ndikohej sepse vazhdimisht shkruanin letra edhe për të tjerë, jo vetëm për Kadarenë”, tha shkrimtarja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje