LAJMI I FUNDIT:

Hotelet dhe zyrat po përdorin një mjet të Inteligjencës Artificiale që skanon atë që hedhin në plehra – për të reduktuar ato dhe për të ulur kostot

Hotelet dhe zyrat po përdorin një mjet të Inteligjencës Artificiale që skanon atë që hedhin në plehra – për të reduktuar ato dhe për të ulur kostot

Shefat e kuzhinës dhe menaxherët e restoranteve mund t’i shohin këto të dhëna në kohë reale.

Bëhet fjalë për të dhëna nga një pajisje e Winnow që thuhet se përfshin një peshore dhe një ekran me një kamerë me sensor lëvizjeje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sistemi “e bën vërtet të lehtë për ne mbledhjen e të dhënave të sakta mbi atë që po shpërdorohet në këto kuzhina”.


Kjo është bërë e ditur nga bashkëthemeluesi i Winnow, Marc Zornes, duke vënë në dukje se vështirësia e mbledhjes së regjistrimeve të sakta ishte “problemi më i madh” me të cilin u përballën shumë kompani në trajtimin e mbetjeve të tyre ushqimore.

“Dhe është e rëndësishme që ju ta bëni këtë proces të lehtë, sepse kuzhinat janë vende shumë të ngarkuara”, ka thënë ai.

Winnow më pas përdor këto të dhëna për të këshilluar kuzhinierët për blerjen e sasisë së duhur të përbërësve dhe si t’i përgatisin ato për të minimizuar mbetjet.

Zornes thekson se saktësia e Winnow në identifikimin e ushqimeve “mund të ndryshojë nga vendi në vend”.

Sipas Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, 19% e ushqimit të disponueshëm për konsumatorët globalisht – ose më shumë se 1.1 miliardë ton – u shpërdoruan në vitin 2022.

Nga kjo, gati 30% u shpërdorua në sektorin e shërbimeve ushqimore. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Teknologji
OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të

OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të "menduar" për imazhet

Teknologji
Roboti kamerier

Roboti kamerier "vjedh vëmendjen" në restorantin Havana

Teknologji
Maratona ku vrapuan krah për krah me njerëz në Kinë - momenti kur dy nga robotët “i tradhtuan këmbët”

Maratona ku vrapuan krah për krah me njerëz në Kinë - momenti kur dy nga robotët “i tradhtuan këmbët”

Teknologji
Nuk dëshironi që Meta të përdorë të dhënat tuaja për të trajnuar modelet e AI? Ja si ta fikni opsionin

Nuk dëshironi që Meta të përdorë të dhënat tuaja për të trajnuar modelet e AI? Ja si ta fikni opsionin

Teknologji
Ja çfarë tha Zuckerberg për Instagramin përpara se ta blinte atë

Ja çfarë tha Zuckerberg për Instagramin përpara se ta blinte atë

Teknologji
Kalo në kategori