LAJMI I FUNDIT:

Toshkovski-Yoder: Thellimi i bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA për të siguruar një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë

Toshkovski-Yoder: Thellimi i bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA për të siguruar një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në kuadër të vizitës së tij në SHBA, në kuadër të delegacionit qeveritar që do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s me rastin e 75 vjetorit të ekzistencës së Aleancës, u takua me Brandon P. Yoder, zëvendës asistent Sekretar i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në takim u bisedua për aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik SHBA-të, si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian, proces ky që ka rëndësi vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë.

“Kemi diskutuar edhe për sistemin e menaxhimit të kufirit dhe planin tonë për reforma në këtë pjesë, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i përparimeve teknologjike në drejtim të mbikëqyrjes më efikase të kufirit të gjelbër”, theksoi ministri Toshkovski.


Një nga temat më të rëndësishme të takimit ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e trajnimit dhe forcimit të burimeve njerëzore dhe materiale, për përballimin më të suksesshëm të këtyre sfidave.

“Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të konfirmuar përkushtimin tonë dhe për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të arritur qëllimet tona strategjike dhe për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe të begatë për qytetarët tanë”, theksoi ministri Toshkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori