LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i burgjeve për Faton Hajrizin: E nënta arratisje, që djalin tim me pas nuk ja kisha falë

Ish-drejtori i burgjeve për Faton Hajrizin: E nënta arratisje, që djalin tim me pas nuk ja kisha falë

Ish-drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj thotë se Shërbimi Korrektues i Kosovës duhet të jap përgjegjësi për arratisjen e Faton Hajrizit.

Ai konsideron se nuk ka qenë i drejtë transferimi i tij në burgun e Smrekonicës.

Zogaj për KP e konsideron “minus të madh” për ShKK-në, meqë thotë se nuk është punuar në mënyrë profesionale.


Sipas tij, është dashur që një grup i ekspertëve të vlerësojnë transferimin e Faton Hajrizit.

“Jo, jo, jo nuk është e drejtë ajo që të dënohesh për se di sa vepra penale edhe për nëntë herë ikje (arratisje). Pa marrë parasysh, është dashur të jetë grupi i ekspertëve, psikologë, sociologë që edhe ata ta japin vizën, jo kështu…Është një minus i madh (për Shërbimin Korrektues të Kosovës)… që nuk kanë punuar në mënyrë profesionale. Një herë apo dy herë përmirësohet apo çka po di unë, mirëpo nëntë herë në këtë mënyrë më tinëzare se ka pasur 100 mënyra edhe atë e kanë lënë të shkoj të punojë çdo ditë, ka shkuar edhe tek shtëpia e vet edhe te nusja e vet”, thotë Zogaj.

Zogaj shton se Hajrizi e ka pasur të lehtë arratisjen, meqë burgu i Smrekonicës është i tipit të hapur.

“E dhjeta arratisje, që djalin tim me pas nuk ja kisha falë… ka qenë burg i hapur nuk ka pasur nevojë t’i ndihmojë askush, se aty rrafsh, livadh. Mirëpo, kur ka qenë në Dubravë ai ka gjetur mënyrën, dikush e ka mundësuar e ka ndryshuar nenin e rregullores që pavarësisht sa herë është i dënuar edhe sa herë është larguar mund të shfrytëzojë beneficionet në shtëpi. Ajo nuk qëndron”, shton ai.

Ish-drejtori i burgjeve thotë se përgjegjësia për këtë arratisje është e aty.

“Nëse dikujt i punon mendja, koka edhe po mendojmë të hyjmë në Evropë, këtu përgjegjësia është e hapur dhe nuk ka dilema… Me pa qenë unë do të ishte harruar kjo punë…Përgjegjësinë e ka ai që e ka dërguar për Smrekonicë, se këtu 100 oficerë me ja qit nuk munden se nuk ka gardh as nuk ka fuqi për të tejkaluar këtë hesapin”, përfundon Zogaj.

Faton Hajrizi është i dënuar më 27 vjet burg, meqë i njëjti vrau një ushtar rus dhe në kohën kur kishte kryer këtë vepër ishte 15-vjeçar.

Në trend Lajme

Më shumë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë

Jehona Hulaj
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo

Jehona Hulaj
Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Sveçla reagon pas aksidentit tragjik në Badovc: Ekspertët janë duke bërë hetimet, qytetarët të vozisin me kujdes

Lajme
​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

​Nagavci: Familjeve që nuk kanë mundësi financiare, do t’ia mbulojmë pagesën e çerdheve

Arsim
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori