LAJMI I FUNDIT:

iPhone 16 Pro mund të ofrojë zmadhim optik 5x

iPhone 16 Pro mund të ofrojë zmadhim optik 5x

Apple besohet të jetë dy muaj larg zbulimit të gjeneratës së ardhshme të iPhone.

Sidoqoftë, detajet e kamerës së serisë iPhone 16 Pro tani janë shfaqur në internet, gjë në nënkupton se Apple po shton veçori të avancuara në modelet Pro, në vend të një iPhone 16 ose iPhone 16 Plus.

Bëhet e ditur se iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max pritet të vijnë me lente zmadhimi 5x.


Vitin e kaluar Apple e përdori këtë lente në iPhone 15 Pro Max, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, tani kompania po kërkon të zgjerojë përdorimin e lenteve periskop edhe për serinë e ardhshme të iPhone.

Siç raportohet, furnizuesit kryesorë për komponentët e kamerës tetraprism pritet të jenë Largan Precision dhe Genius Electronic Optical (GSEO).

Kjo do t’i lejojë telefonit zmadhim optik 5x dhe dixhital 25x.

Përveç aftësive të zmadhimit optik, modelet e iPhone 16 Pro pritet të përfshijnë kamera primare 48 megapikselë dhe kamera me kënd ultra të gjerë.

Modeli më i shtrenjtë i iPhone mund të ketë një kamerë kryesore të avancuar 48 megapikselë Sony IMX903, ndërsa iPhone 16 Pro thuhet se ka një sensor Sony IMX803 48 megapikselë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Teknologji
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Teknologji
Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Teknologji
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Teknologji
Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Samsung

"Ask Photos", funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t'u përgjigjur pyetjeve

Teknologji
Kalo në kategori