LAJMI I FUNDIT:

E pranon Capital T: Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare

E pranon Capital T: Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare

Capital T dhe Adrola Dushi përfliten prej shumë vitesh për një lidhje dashurie.

Megjithatë, dyshja e famshme e showbizit nuk e kanë konfirmuar asnjëherë këtë.

Ndonëse tërthorazi kanë lënë të kuptohet që mund të ketë diçka më shumë mes tyre apo nga fotografitë që kanë hedhur në rrjete sociale.


Foto: Screenshot/Instagram

Artisti nga Kosova së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Top Arena’, gjersa është pyetur për femrën më të bukur shqiptare.

Ai tha se ka vajza shumë të bukura si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, por që përmendi emrin e modeles nga Rrësheni.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ashtu siç e thonë të gjithë, Adrola Dushi është vajza më e bukur shqiptare”, tha ai.

Ish-Missi nga ana tjetër në një intervistë dhënë për ‘Top Channel’ tha se është e lidhur me ‘mashkullin më të bukur shqiptar’, që la të kuptohet për Trim Ademin. /Telegrafi/