LAJMI I FUNDIT:

Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Gjirin e Lalëzit.

Një vajzë e mitur vetëm 8-vjeçe nga Sllovakia është përplasur nga një veturë e cila drejtohej nga një 18-vjeçar.

E mitura është transportuar menjëherë për në spital, por për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë.


“Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8-vjeçarja ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sipas një video-incizimi, shihet teksa nëna e saj kap kokën kur sheh vajzën të shtrirë në tokë.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori