LAJMI I FUNDIT:

Një top tjetër do të përdoret në gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2024 – arsyeja është mjaft e veçantë

Një top tjetër do të përdoret në gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2024 – arsyeja është mjaft e veçantë

Një top i ri do të përdoret në gjysmëfinalet dhe në finalen e Euro 2024 dhe tifozët sapo e kanë kuptuar arsyen e vërtetë që fshihet prapa këtij vendimi të UEFA-s. Pas tri javësh plotë dramë, argëtim dhe gola, Euro 2024 po vjen drejt fundit.

Nga 24 ekipe pjesëmarrëse sa ishin në fillim tani kanë mbetur vetëm katër, dhe ato do të shkojnë kokë më kokë në gjysmëfinale për një vend në finale.

Të martën Spanja dhe Franca do të përballen në Munich, para se Anglia dhe Holanda të luajnë një ditë më vonë në Dortmund.


Anglia e siguroi vendin e tyre në gjysmëfinale pas fitores në penallti ndaj Zvicrës, para se Holanda me rikthim ta mposht Turqinë me rezultat 2-1. Në të njëjtën mënyrë si Anglia kualifikimin e siguroi edhe Franca ndaj Portugalisë duke fituar pas ekzekutimit të penalltive.

Spanja e eliminoi nikoqirin Gjermaninë, falë një goli të Mikel Merinos në minutën e 119-të i cili theu zemrat e tifozëve gjermanë.

Përkundër faktit që shteti nikoqir nuk do të jetë më pjesë e kësaj gare, ata do jenë të përfaqësuar në gjysmëfinale dhe finale. Kjo për shkak se Adidas dhe UEFA kanë prezantuar një top të ri i cili do të përdoret në tri ndeshjet e fundit të kësaj gare.

Topi ‘FUSSBALLLIEBE FINALE’ është një version i rifreskuar i topit i cili është përdorur më herët gjatë kësaj gare, ku dominon ngjyra e zezë ndërsa ka disa pika të kuqe dhe ari që përfaqësojnë ngjyrat e Gjermanisë.

Megjithatë, për fazën finale të Euro 2024, baza e bardhë e topit është zëvendësuar me argjendin që bie në sy, që përfaqëson trofeun për të cilin po luftojnë katër skuadrat.

Adidas thotë se ngjyra e argjendtë është zhvilluar dhe testuar posaçërisht me atletët për t’u siguruar që ajo të dallohet në fushë pa reflektuar dritën nga sipërfaqja.

Për herë të parë në historinë e Euro-s, topi i përdorur në gjysmëfinale dhe finale do të ketë teknologjinë Connected Ball që u jep të dhëna precize zyrtarëve të ndeshjeve  në kohë reale.

Të dhënat e pozicionimit të lojtarëve në fushë së bashku me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (IA) kontribuojnë në teknologjinë gjysmë të automatizuar të pozitës jashtë loje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

La Liga
Kalo në kategori