LAJMI I FUNDIT:

BDI: Me Vlen, shqiptarët u përjashtuan edhe nga NATO

BDI: Me Vlen, shqiptarët u përjashtuan edhe nga NATO

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese shpreh shqetësimin se koalicioni humbës i zgjedhjeve VLEN, si protagonist të poshtërsimit të shqiptarëve, po shpërbën gjithçka të arritur për dy dekada me radhë.

“Me BDI-në në Qeveri, Republikën e Maqedonisë së Veriut jo vetëm në samitet ndërkombëtare të NATO-s dhe të tjera, por edhe në institucionet më të larta të SHBA-ve e përfaqësonin kryeministri shqiptar, zëvendëskryeministri i parë e ministrat shqiptarë. Ndërsa sot, për herë të parë vendin tonë e përfaqëson një delegacion monoetnik në Samitin e NATO-s në Washington, SHBA”, shprehen nga BDI.

Ata shtojnë se delegacioni monoetnik nga Qeveria monoetnike është një dëshmi shtesë se vazalët e VLEN-it i shumëzon me zero si pasojë e mungesës së legjitimitetit zgjedhor dhe etnik.


“Sot, në delegacionin e RMV-së në Samitin e NATO-s nuk ka vend as për zëvendëskryeministrin “xhentëllmen” e lëre më ndonjë ministër. Prezenca simbolike e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe jo në punimet e samitit, nuk e mbulon turpin e shkeljes me dy këmbë të rolit dhe dinjitetit të shqiptarëve si popull shtetformues në vend. Aq të parëndësishëm për çështje aq të rëndësishme të bën vetëm hyrja në Qeveri pa legjitimitet”, shprehen nga BDI.

Në fund ata thonë se shqiptarët nuk e meritojnë këtë poshtërsim dhe nënshtrim në të gjitha segmeNTET E QEVERISJES.

“Ky akt përfaqëson një përpjekje sistematike për të larguar shqiptarët edhe nga pjesëmarrja në përfaqësimin e vendit në proceset integruese, në të cilat BDI ka qenë protagoniste, edhe në anëtarësimin në NATO, edhe në nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori