LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e merituam eliminimin, u shkaktuam probleme të gjithëve” – Yakin flet pas disfatës nga Anglia

“Nuk e merituam eliminimin, u shkaktuam probleme të gjithëve” – Yakin flet pas disfatës nga Anglia

Zvicra ka qenë një nga Kombëtaret që ka shkëlqyer më së shumti në Euro 2024.

Pasi kaluan pa ndonjë problem fazën e grupeve, zviceranët luajtën baras në ndeshjen e tretë me nikoqirin Gjermaninë, por që ishin duke udhëhequr deri në minutat shtesë.

Helvetikët eliminuan Italinë pa ndonjë problem, derisa u ndalën në çerekfinale nga Anglia vetëm pas penalltive.


Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se është një eliminim që dhemb, por që treguan paraqitje shumë të mira.

“Një eliminim që dhemb shumë. U përpoqëm dhe krijuam shumë raste. Jam i zhgënjyer për lojtarët e mirë dhe për të gjithë kombin zviceran”.

“Anglia nuk shfaqi shumë rrezikshmëri. Nuk e meritonim të shkonim në shtëpi, por mund të qëndrojmë krenar”, tha Yakin.

Murat Yakin shtoi se loja e mirë nuk mjaftoi ndaj ‘Tre Liuanëve’ të Southgate, ndërsa penalltitë janë fat sipas tij.

“Paraqitja e mirë nuk mjaftoi për të kaluar më tutje. Penalltitë janë çështje fati, por ne nuk e kishim me vete. Në këtë Evropian, i krijuam Kombëtareve të mëdha shumë probleme, kështu që largohemi nga Gjermania me kokën lart”, deklaroi Southgate. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

La Liga

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Kalo në kategori