LAJMI I FUNDIT:

Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA

Vala e të nxehtit kërcënon mbi 130 milionë njerëz në SHBA

Rreth 130 milionë njerëz thuhet të jenë nën kërcënim nga një valë e gjatë e të nxehtit në SHBA që tashmë ka shënuar rekorde me temperatura të larta dhe pritet të shënojë edhe të tjera nga Bregu Lindor në atë Perëndimor.

Siç thekson meteorologu Jacob Asherman, nxehtësia dhe lagështia mund të bashkohen me temperaturat mbi 38 gradë Celsius në disa pjesë të Paqësorit dhe Atlantikut.

Ndërkohë, në Oregon, temperatura të larta pritet të kenë disa qytete duke përfshirë Eugene, Portland dhe Salem.


E rekordi i nxehtësisë raportohet të jetë thyer në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në Tokë.

Në Luginën e Vdekjes temperaturat së fundmi kanë shënuar 52.8 gradë Celsius, shkruan US News, përcjell Telegrafi.

Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë zyrtarisht në Tokë ishte 56.6 gradë Celsius në Luginën e Vdekjes në vitin 1913, megjithëse disa ekspertë e kundërshtojnë atë matje dhe thonë se rekordi i vërtetë ishte 54.4 gradë Celsius.

Në Needles, Kaliforni, ku Shërbimi Kombëtar i Motit ka të dhëna që datojnë nga viti 1888, temperatura maksimale prej 50 gradë Celsius e shënuar së fundmi, mposhti rekordin prej 49.9 gradë Celsius të vendosur në vitin 2007.

Por, bëhet e ditur se temperaturat do të rriten edhe më shumë në pjesën më të madhe të Perëndimit dhe Atlantikut.

Gjithashtu, edhe lindja e SHBA-së po përgatitet për temperatura të nxehta.

Baltimore dhe Maryland janë nën paralajmërim për nxehtësi të madhe, pasi vlerat thuhet të janë ngjitur deri në 43 gradë Celsius.

Si pasojë e temperaturave të larta, edhe vdekjet kanë filluar të rriten.

Në qarkun Maricopa të Arizonës, i cili përfshin Phoenix, ka pasur të paktën 13 vdekje të konfirmuara të lidhura me nxehtësinë këtë vit, së bashku me më shumë se 160 vdekje të tjera të dyshuara nga nxehtësia të cilat janë ende nën hetim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britanik0-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britanik0-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori