LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Morinë, ishte i kërkuar për pastrim parash nga autoritetet zvicerane

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Morinë, ishte i kërkuar për pastrim parash nga autoritetet zvicerane

Policia Kufitare e Shqipërisë ka ndaluar një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash.

Operacioni vjen si pjesë e angazhimit të Policisë Kufitare të Shqipërisë për të rritur vigjilencën në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për të ndaluar individët e kërkuar që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori shqiptar.

Shtetasi kosovar, identifikuar si A. D., 33 vjeç, u kap në hyrje të Shqipërisë falë bashkëpunimit të ngushtë mes shërbimeve të Policisë Kufitare, DVP Kukës, Interpol Tiranës dhe homologëve zvicerianë. Arrestimi erdhi pas një procesi të detajuar intervistimi dhe shkëmbimi informacioni.


A. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zviceriane, të cilat kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të, në lidhje me akuzat për pastrim parash.

Pas arrestimit, janë nisur procedurat për ekstradimin e tij në Zvicër, ku do të përballet me drejtësinë.

Policia Kufitare e Morinës dhe autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën e tyre të përbashkët për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të parandaluar çdo formë të paligjshmërisë në kufi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura

Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura

Lajme
Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së

Lajme
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Konfirmohet se një polic nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij në Prishtinë

Konfirmohet se një polic nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij në Prishtinë

Kronika e Zezë
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lajme
Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës

Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Kalo në kategori