LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik zgjedh kabinetin qeveritar – këta janë shefat e rinj të diplomacisë dhe mbrojtjes

Kryeministri britanik zgjedh kabinetin qeveritar – këta janë shefat e rinj të diplomacisë dhe mbrojtjes

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, tashmë ka filluar të formojë qeverinë dhe zgjedhja më interesante sigurisht që i referohet ministrive të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme.

Kryeministri i ri ka emëruar në postin e ministrit të Jashtëm, David Lammy, i cili është një emër i njohur në politikën britanike.

Nga një rini e trazuar në kryeministër britanik - kush është Sir Keir Starmer?
Lexo po ashtu Nga një rini e trazuar në kryeministër britanik - kush është Sir Keir Starmer?

Lammy shërbeu si ministër në qeverinë laburiste nga viti 2001 deri në vitin 2010 dhe në vitin 2000, në moshën vetëm 27 vjeçare, ai u zgjodh si përfaqësues i Partisë Laburiste.


Para zgjedhjeve, Lammy tha në një intervistë për mediat britanike se nëse Partia Laburiste fiton pushtetin, ajo do të rivendosë marrëdhëniet me Indinë.

“Marrëveshja e tregtisë së lirë e negociuar nga India dhe Britania e Madhe ishte baza, jo tavani, i marrëdhënieve midis vendeve”, tha Lammy.

“Lammy ka thënë më parë se ai dëshiron të ndjekë një agjendë sigurie në pushtet që do të përfshijë balancimin e qëllimeve të politikës së jashtme me sigurinë ekonomike”, sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar.

Kur bëhet fjalë për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, funksionin e njeriut të parë e ka marrë John Healey (1960).

Healey mbajti poste në kabinetin e kryeministrit britanik, Tony Blair nga viti 1997 deri në 2001 dhe në vitet e mëvonshme mbajti një sërë pozicionesh në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Strehimit dhe Pushtetit Lokal.

Në rishikimet e mëparshme të mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Healey argumentoi se ai do të rriste shpenzimet në forcat e armatosura dhe se do të avokonte për një bashkëpunim edhe më të ngushtë me aleancën e NATO-s.

“Aleancat me njerëz me të njëjtin mendim në Indo-Paqësorin janë të rëndësishme. Ne mund të kontribuojmë fuqishëm me teknologjinë, aftësitë, diplomacinë”, tha Healey.

Mikja e Kosovës, Alica Kearns sërish zgjidhet deputete e Parlamentit britanik
Lexo po ashtu Mikja e Kosovës, Alica Kearns sërish zgjidhet deputete e Parlamentit britanik

Gjithashtu, Healey tha se pret që Evropa të fokusohet më shumë në NATO se sa në SHBA.

“Unë mendoj se Ukraina na kujton se detyrimet tona të para dhe kërcënimet tona më të mprehta qëndrojnë në Evropë. Ne po përballemi me agresionin afatgjatë rus që shkon përtej Ukrainës. Këtu duhet të qëndrojnë prioritetet tona për mbrojtjen, ku kërcënimet janë më të mëdha: në Evropë, në Atlantikun e Veriut dhe në ekstremin në veri, dhe jo aty ku mund të ketë mundësi biznesi”, tha Healey.

Kabineti:

Rachel Reeves – kancelare
Angela Rayner – zëvendëskryeministre dhe sekretare e nivelit të lartë
Yvette Cooper – sekretare e “Home”
Wes Streeting – sekretar i shëndetësisë
Pat McFadden – kancelar i Dukatit të Lancaster
Shabana Mahmood – sekretare e drejtësisë
Bridget Phillipson – sekretare e arsimit
Ed Miliband – sekretar i energjisë
Liz Kendall – sekretare e punës dhe pensioneve
Peter Kyle – sekretar i shkencës
Louise Haigh – sekretare transporti
Jonathan Reynolds – sekretar biznesi
Steve Reed – sekretar mjedisi
Jo Stevens – Sekretar i Uellsit
Ian Murray – Sekretar i Skocisë
Hilary Benn – Sekretare e Irlandës së Veriut
Lisa Nandy – sekretare e kulturës
Sir Alan Campbell – “Chief Whip”
Darren Jones – kryesekretar i thesarit
Lucy Powell – udhëheqëse e Dhomës së Komunave
Baronesha Smith – udhëheqëse e Dhomës së Lordëve
Richard Hermer – Prokuror i Përgjithshëm
Sir Patrick Vallance – ministër i shkencës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Kalo në kategori