LAJMI I FUNDIT:

“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

Gjykata e Lartë zbardhi arsyetimin e vendimit përmes të cilit urdhëron Prokurorinë e Posaçme, SPAK, të hetojë dosjen “21 Janari”.

Vendimi i shpallur më 12 mars nga një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë i dha të drejtë Rajmonda Nikës, bashkëshortes së viktimës Aleks Nika. Bashkëshortja e Nikës, vrasja e të cilit më 21 janar 2011 është ende pa autor, kundërshtoi vendimin e SPAK për të dërguar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim të bërë prej saj, ku janë të kallëzuar ish-kryeministri, Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi.

Mes të tjerash në arsyetimin e Gjykatës së Lartë është paraqitur edhe transkriptimi i një videopërgjimi i ditës së ngjarjes, i cili nuk është marrë dhe as nuk është administruar prej drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme para se të merrte vendimin për të shpallur moskompetencën lëndore, është një provë shumë e rëndësishme, e cila e bën kompetente vetëm SPAK për regjistrimin e këtij procedimi penal dhe hetimin e kësaj çështje.


Në vijim të kërkesës ankimore të paraqitur nga shtetasja Rajmonda Nika, citohen biseda që sipas palës ankuese ndodhen në videopërgjimin e datës 21.01.2011. Kështu, në komunikimin e parë realizohet kjo bisedë:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr.

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

Në bisedën e dytë:

Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

Në bisedën e tretë:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak.

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhëri, Dashamir dëgjuat.

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred ta ta ta gjakos.

“Pala ankuese parashtron se komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i gardës për vartësit e tij. Pasi është dhënë urdhër për të qëlluar, është zbatuar, duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë më asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi me radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesve, ka rënë qetësi absolute tek komandanti i gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur”.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj.

Në bisedën e katërt

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna rradhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek).

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

Në bisedën e pestë

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit më 202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova.

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj.

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem.

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3…

Në vendimin e zbardhur, të përbërë nga 35 faqe në total, Gjykata e Lartë thekson se edhe Gjykata e Strasburgut në një vendimmarrje të mëhershme ka evidentuar mangësi specifike në hetimin për vdekjen e Aleks Nikës dhe se autoritetet kanë dështuar të kryejnë një hetim efektiv për ngjarjen.

Po referuar Strasburgut, Gjykata e Lartë thekson se përgjegjësia e mundshme e zinxhirit komandues të Gardës nuk është zbardhur nga hetimi përkatës. Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK pritet të regjistrojë kallëzimin e Rajmonda Nikës dhe të nisë hetimet për “21 Janarin”./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori