Edhe këtë javë si çdo të premte, opozita ka dalë në protestë para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në këtë protestë bie në sy fakti se protestuesit kanë marrë me vete goma të vjetra, të cilave u është vënë flaka para bashkisë, ndërsa mungon gardhi metalik që i ndan nga kordoni i policisë.
Këshilltari demokrat Dorian Teliti në fjalën e tij bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 korrikut, ku nënvizoi se nga PD do të kërkohet qeveria teknike.
“Ju falënderoj për këtë protestë në këtë shesh lirie para godinës së korrupsionit . Godinë e cila po shkërmoqet diata ditës nga forca e rezistencës qytetare. Rezistence e cila po nxjerr ne pah të gjitha abuzimet, të gjitha shkeljet, të gjithë vjedhjet që kryetari i Bashkisë bashkë me ekipin e tij kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë ende deri sot. Tirana nuk ka vend për hajdutët. Tirana nuk ka vend për abuzuesit, Tirana nuk ka vend për shkelësit e Ligjit. Tirana ka vend për qytetarinë, ka vend për ndershmërinë . Dhe këta policë ti thërrasin mendjes së këtu jashtë janë qytetarët e vjedhur e brenda janë kriminelët dhe hajdutët. Pak ditë na ndajnë nga 11 korriku ku e gjithë Shqipëria do të mbushin bulevardin Dëshmorët e Kombit për të dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë të qëndrueshëm që Tirana e gjithë Shqipëria nuk e do me këtë qeverisje dhe e vetmja rrugë është krijimi i një qeverie teknike për zgjedhje te lira dhe të ndershme.”
Para protestuesve ka folur edhe aktori i njohur Mehdi Malka, i cili ka shprehur revoltën kundër vjedhjeve dhe skandaleve me tenderët ku janë përfshirë zyrtarë të bashkisë së Tiranës.
Ai ka kërkuar reagim qytetar dhe protesta të fuqishme. “Unë do të futem aty mes policëve që të çaj kordonin policor. Të jeni të sigurt që unë nuk rrah dot njeri dhe po më rrahën do tu mbetëm në dorë. Jemi shume keq me moralin. Jemi shumë keq me arsimin dhe shumë keq me shëndetësinë, këto ishin pikat kryesore që ky i shkëlqyeri na premtojë në vitin 2013. Po përse nuk del njeri për këto që të protestojë pasi ka gënjyer të tërë popullin mbarë.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A