Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur seanca e radhës ndaj ish-kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe 13 te akuzuarve të tjerë, të cilët po akuzohen për krim të organizuar.
Në seancën e datës 04.07.2024, të akuzuarit janë ftuar ta japin mbrojtjen e tyre.
I pari që u ftua ta jepte mbrojtjen para trupit gjykues ishte ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit.
I akuzuari Dragan Jabllanoviq para trupit gjykues deklaroi se nuk mund ta jepte mbrojtjen e tij për arsye se nuk i kishte marrë procesverbalet e dëshmive kur ishin deklaruar dëshmitarët në seancë.
“Dëshiroj të paraqes mbrojtjen time, mirëpo nuk mund ta paraqes mbrojtjen, ndërsa nuk i kam marrë procesverbalet nga dëshmia e të gjitha seancave ku janë deklaruar dëshmitarët, pra nuk mund ta jap komplet mbrojtjen pa e ditur se çka kanë thënë dëshmitarët” – tha i akuzuari Dragan Jabllanoviq.
Mbrojtësit e të akuzuarve kanë kërkuar që të gjitha shkresat të përkthehen në gjuhën serbe pasi që të akuzuarit nuk e kuptojnë gjuhën shqipe.
Kjo kërkesë e mbrojtësve u aprovua nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.
Tutje, mbrojtjen para trupit gjykues e ka dhënë i akuzuari Haxhi Bejta.
Ai deklaroi se pozitën si zyrtar i prokurimit publik e ka ushtruar për 5 muaj apo 5 muaj e gjysmë me afat të shkurtuar.
“Gjate periudhës që kam qenë aty, 5 muaj e gjysmë, unë i kam zhvilluar dy aktivitete të prokurimit me procedurë të hapur publike dhe kanë mundur të gjithë operatorët e Republikës së Kosovës të ofertojnë” – tha i akuzuari Haxhi Bejta në pyetjet e mbrojtësit të tij, Avokatit Ekrem Salihu.
I Pandehuri në mbrojtjen e tij deklaroi se kishte pasur kërcënime nga Zvonko Veselinoviq dhe Millan Radoiçiq, nga njerëzit e tyre.
Ndërsa për lëshimin e dosjes së tenderimit për kontratën publike kornizë “Furnizimi me material ndërtimor dhe ndërtimi i shtëpive dhe objekteve tjera ndërtimore të nevojshme në Komunën e Leposaviqit”, nuk e kishte vërejtur më herët, por këtë lëshim e kishte kuptuar kur ishte pyetur nga hetuesia.
Mbrojtjen e tij në këtë seancë e ka dhënë para trupit gjykues edhe i akuzuari Nijazi Musliu.
Musliu në pyetjet e mbrojtësit të tij, Fisnik Sogojeva, se a e njihte ndonjërin nga të akuzuarit, tha se të akuzuarit e tjerë nuk i njeh me përjashtim të Dragan Jabllanoviqit.
I akuzuari ka deklaruar se me Dragan Jabllanoviqin kishin biseduar lidhur me furnizimin e pajisjeve të pishinës.
“Nuk i njoh të tjerët me përjashtim të të akuzuarit Dragan Jabllanoviq. Për herë të parë më ka telefonu në lidhje me filterat e bazenëve dhe më ka pyetur në telefon: Pse s’janë duke u kry këto punë?”.
“Unë atij i kam deklaruar se këto punë ka me i kry kompania “Kruzni otok” e jo “Eurometali” – tha ai.
Pastaj i akuzuari tha se me Jabllanoviqin ishin takuar dhe se kishin ardhur me nënkryetarin e Komunës së Leposaviqit, i cili ka qenë shqiptar por emrin nuk ia di, dhe ishin takuar diku në Prishtinë dhe në bisedë e sipër ia kishte shpjeguar si ishte marrëveshja e tyre.
Ndërsa të akuzuarit e tjerë, Xhemajl Ferizi, Mehdi Haxhiu dhe Mensur Rama, deklaruan se do të mbrohen në heshtje.
I akuzuari tjetër në këtë rast, Haki Haxhiu, mbrojtjen e tij do ta japë në seancën e radhës.
Këtë e ka bërë të ditur avokati Adrianit Ibrahimi, i cili ishte avokat zëvendësues në këtë seancë. Ai theksoi se mbrojtjen i akuzuari do ta japë në seancën e radhës pasi të jetë prezent avokati i tij, Ahmet Arifi.
Ndërsa të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Dragan Jabllanoviq, Aleksandar Ackoviq, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Mirosllav Ivanoviq, Ivan Kadin dhe Boban Millovanoviq janë deklaruar që mbrojtjen e tyre do ta japin në seancën e radhës pasi t’i kenë pranuar procesverbalet e seancave të kaluara në gjuhën serbe.
Çfarë thotë aktakuza?
Prokuroria Speciale akuzon Dragan Jabllanoviqin, Haxhi Bejtën, Aleksandar Açkoviqin, Xhemajl Ferizin, Haki Haxhiun, Mehdi Haxhiun, Aleksandar Kostiqin, Çedomir Timotijeviqin, Mensur Ramajn, Mirosllav Ivanoviqin, Bojan Banoviqin, Nijazi Musliun, Ivan Kadiqin, dhe Boban Millovanoviqin, se gjatë periudhës kohore 2015-2017 aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtari kriminale.
Sipas aktakuzës, Dragan Jabllanoviq akuzohet se ka drejtuar dhe ka organizuar këtë grup kriminal pas emërimit në pozitën e kryetarit të Komunës së Leposaviqit, i cili duke keqpërdorur detyrën zyrtare ka punësuar 7 prej të akuzuarve në Komunë.
Prokuroria gjithashtu Dragan Jabllanoviqin e akuzon se në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar të akuzuarin Haxhi Bejtën si drejtor i Prokurimit në Komunën e Leposaviqit, kurse të akuzuarve të tjerë i njëjti u ka caktuar detyra të ndryshme në prokurim për tenderë me vlerë disa milionë euro.
Ndryshe, në këtë rast akuzohej edhe J.B., por Gjykata ka pushuar procedurën penale ndaj saj, pasi ajo ka vdekur.
Trupi gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra dhe anëtarët Arben Hoti dhe Vesel Ismajli, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë