LAJMI I FUNDIT:

Osmani letër Bidenit: I jemi mirënjohës secilit president amerikan për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

Osmani letër Bidenit: I jemi mirënjohës secilit president amerikan për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër homolgut Joe Biden.

“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo””, ka shkruar Osmani në platformën X.

Osmani tutje ka thënë se populli i Kosovës i ka borxh dhe i është mirënjohës secilit president amerikan, demokrat apo republikan, që kanë qëndruar deri më tani dhe vazhdojnë të qëndrojnë krahë nesh “popullit më proamerikan në botë”.


Ndryshe, edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nder të shënimit të 248-vjetorit të Pavarësisë së këtij shteti.

Kurti, përmes një postimi në platformën “X”, ka kujtuar Thomas Jefferson – autorin kryesor i Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, i cili më vonë shërbeu si Presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara nga 1801 deri në 1809.

“Më 24 qershor 1826, Thomas Jefferson shprehu një dëshirë vdekjeprurëse: që Deklarata e Pavarësisë do të frymëzonte pjesën tjetër të botës të “shpërthejë zinxhirët” dhe “të marrë bekimet dhe sigurinë e vetëqeverisjes”. Jefferson ndërroi jetë vetëm dhjetë ditë më vonë, më 4 korrik – ditëlindja e 50-të e vetë kombit që ai ndihmoi të themelohej”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/