LAJMI I FUNDIT:

Kolonët izraelitë shkatërrojnë pompat e ujit të palestinezëve

Kolonët izraelitë shkatërrojnë pompat e ujit të palestinezëve

Kolonët izraelitë shkatërruan një pompë që dërgonte ujë në fshatrat palestineze ndërsa temperaturat e verës u rritën në 40 gradë Celsius në Bregun Perëndimor. Pompa sjell ujë në fshatin palestinez Umm Al-Khair, në jug të Hebronit.

Në të kaluarën, ushtria izraelite ka derdhur çimento në burimet e ujit në zonën e Al-Hijrah për t’i bllokuar ato dhe për të parandaluar palestinezët që t’i përdorin ato për bujqësi.

Kolonët kanë kryer më shumë se 1000 sulme ndaj palestinezëve që nga tetori në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke shkaktuar vdekje dhe dëme materiale, sipas OKB-së.


Izraeli ka ndërtuar më shumë se 100 vendbanime në të gjithë Bregun Perëndimor, disa prej të cilave u ngjajnë periferive plotësisht të zhvilluara ose qyteteve të vogla. Mbi 500 mijë kolonë hebrenj që kanë nënshtetësi izraelite jetojnë në to.

Grupi i monitorimit të vendbanimeve Peace Now tha të mërkurën se Izraeli kishte autorizuar rrëmbimin më të madh të tokës në Bregun Perëndimor të pushtuar në më shumë se tre dekada.

Komuniteti ndërkombëtar në masë të madhe i konsideron të gjitha vendbanimet si të paligjshme dhe pengesë për paqen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia

"IDF ka vrarë 440 anëtarë të Hezbollahut", deklaron zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Azia
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Kalo në kategori