LAJMI I FUNDIT:

“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit

“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka mohuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se gjoja “dronët Bayraktar kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”.

Nga ky departament thuhet se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk koordinojnë operacionet me dron jashtë kufijve të Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se qëllimi i kapaciteteve të saj është të mbështesë operacionet brenda territorit të Kosovës.


“Kjo njësi është projektuar për të përdorur avionë pa pilot dhe normalisht kryen operacione edhe me dron TB2. Nuk ka asnjë lajm që ne të kryejmë operacione jashtë kufijve të Kosovës apo të koordinojmë me dikë. Qëllimi i kapaciteteve tona ajrore është të mbështesim operacionet në territorin e Kosovës”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për The Geopost.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se dronët “Bayraktar” TB-2 të cilët Qeveria e Kosovës i ka blerë nga Turqia, më 5 dhe 6 qershor janë ngritur në lartësi prej 5800 metra me synimin për të vëzhguar pozicionin e ushtrisë serbe.

“I kemi shikuar si pëllëmbën e dorës dhe po të ishte ndonjë kohë tjetër nuk do të qëndronin gjatë në ajër, pasi është hapësira ajrore nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën e KFOR-it, ata po bëjnë punën e tyre, ne po bëjmë tonën”, ka deklaruar Vuçiq.

Ishte e diela e 16 korrikut, kur arma më e rëndë që posedon Kosova u bë droni “Bayraktar TB-2”.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Sa dronë i ka blerë Kosova nga Turqia nuk dihet, por “Bayraktar-i“ turk, është prezantuar zyrtarisht në njërën nga bazat e FSK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori