Telekomi i Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për tre punëtorë të kësaj kompanie. Punëtorëve që u është ndërprerë kontrata e punës janë Merita Krasniqi, Kushtrim Vrajolli dhe Arif Musa.
Nga Telekomi i Kosovës i thanë Telegrafit se marrëdhënia e punës u është ndërprerë sipas ligjit të punës dhe akteve të brendshme të kompanisë. Telekomi ka theksuar është duke kaluar nëpër një proces të ristrukturimit dhe se punëtorëve në fjalë u janë ofruar pozita të reja të punës, meqenëse pozitat që i mbanin janë shuar.
Lidhur me këtë çështje Telegrafi ka kontaktuar me Kushtrim Vrajollin, njërin nga punëtorët të cilit i është ndërprerë marrëdhënia e punës.
Ai ka thënë se deklaratat nga Telekomi nuk janë të vërteta. Vrajolli ka theksuar se është i punësuar në Telekomin e Kosovës qysh në vitin 2010.
“Deklaratat e dhëna nga Telekomi nuk janë të vërteta. Unë jam i punësuar në Telekomin e Kosovës nga 23.04.2010. Kam kontratë të rregullt pune pa afat të caktuar në pozitën Zyrtar i lartë për marketing Mix me gradë 10”, ka thënë Vrajolli.
Vrajolli shtoi se më 27 maj të këtij viti është ftuar që të nënshkruajë kontratë pune në Telekom, ani pse kishte kontratë të cilën e kishte në fuqi.
Ai tutje shton se kishte kërkuar sqarime përmes emalit se për çfarë kontrate bëhet fjalë, por që nuk i kishin dhënë dhe se më pas kishte parë që kontrata e re që i ishte ofruar ishte vetëm periudhën tre mujore.
“Me datën 27 Maj 2024 jam ftuar të nënshkruajë kontratë pune, përderisa unë kam kontratën ekzistuese e cila është në fuqi. Kam kërkuar sqarime se për çfarë kontrate bëhet fjalë dhe nuk më kanë precizuar me shkrim. Kam shkuar vet dhe e kam pa kontratën qe është ushtrues detyre për periudhë 3 mujore dhe me nivelin më të ulët të pagës. Normalisht se nuk kam pranuar me nënshkruar diçka që nuk është në përputhje me ligjin dhe me dëmton”, ka deklaruar Vrajolli për Telegrafin.
Vrajolli ka shtuar se Ligji i Punës neni 17 pika 2 parasheh që në rast nevoje për ristrukturim duhet të ofrohet paga e njëjtë.
“Ligji i Punës neni 17 pika 2 parasheh që në rast nevoje për ristrukturim duhet të ofrohet paga e njëjtë si dhe neni 10 i Ligjit të Punës parasheh që kontrata e punës që ripërtërihet për një periudhë më të gjatë se 10 vite konsiderohet kontratë me kohë të pacaktuar, e që këtu Telekomi më ka ofruar edhe ushtrues detyre me afat 3 muaj dhe pagë më të vogël. Performanca ime është e shkëlqyer dhe e evidentuar”, tha Vrajolli.
Kushtrim Vrajolli tha se ka përgatitur kallëzim penal ndaj të gjithëve të përfshirë në këtë proces, derisa është ankuar se i janë vështirësuar kushtet e jetesës pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
“Kam përgatitur kallëzim penal ndaj të gjithë të përfshirëve në proces sepse jam mbajtës i familjes që mbaj 9 anëtar të familjes si burim i vetëm duke shkolluar 4 fëmijë të mijë të cilëve po ju vështirësohet mbijetesa për shkak të shkeljeve të qëllimshme te ligjit”, tha Vrajolli.
Telegrafi ka siguruar edhe kontratën e punës të cilën Vrajolli e kishte nënshkruar në shtator të vitit 2015 në kohën kur në krye të Telekomit ishte Agron Musatafa.
Aty shkruan se kontata lidhet për kohë të pacaktuar dhe se i punësuari në këtë rast Kushtrim Vrajolli do të kryej detyrat e punës si Zyrtar i Lartë për Marketing MIX në Departamentin e Marketingut dhe se paga i caktohet në lartësi të gradës 10 sipas vendimit të bordit të përkohshëm të drejtorëve të datës 28.02.2005.
Ndërkaq në kontratën e re që i është ofruar nga Telekomi i Kosovës, të cilët kanë thënë se është bërë si rrjedhojë e procesit të ristrukturimit, shihet qartë që Vrajollit i është ofruar kontrata vetëm për 3 muaj dhe me pagesë më të vogël pra në lartësi të gradës 9.
Në nenin 10 të Ligjit të Punës pikat 3,4 dhe 5 thuhet se “Kontrata e punës që nuk përmban kurrfarë hollësish për kohëzgjatjen e vet, duhet të konsiderohet si kontratë në periudhë të pacaktuar. Kontrata për periudhë të caktuar nuk mund të lidhet për një periudhë më të gjatë se dhjetë (10) vite. Kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore”.
Edhe në nenin 17 pika 2 të këtij ligji specifikohet se “Në rast të nevojës për ristrukturim apo organizim të ri të punës, i punësuari në pajtim me Kontratën e Punës mund të sistemohet në vend tjetër të punës që i përgjigjet përgatitjes profesionale, aftësisë së tij dhe nivelit të njëjtë të pagës, në pajtim me Kontratën e Punës. 3. I punësuari sipas nevojës mund të sistemohet në punë nga një vend në një vend tjetër, tek i njëjti punëdhënës në pajtim me Kontratën e Punës, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratën Kolektive”.
Ndryshe Telekomi ka sqaruar se tre punëtorët e lartë përmendur, përfshirë këtu edhe Kushtrim Vrajollin i kanë bojkotuar proceset e konkurrimit në konkurset publike, dhe si rrjedhojë e kësaj është marrë vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
“Pasi procesi i konkurrimit në konkurset publike është bojkotuar nga ana e tyre dhe nuk i kanë pranuar kontratat e ofruara, TK ka marrë vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së tyre të punës, duke u kujdesur për afatet e njoftimit dhe duke u kujdesur që vendimet të jenë në harmoni me ligjin e punës”, thuhet në përgjigjen e Telekomit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLigji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?
Ditët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Nuk po gjen punë? Gjen Telegrafi Jobs për ty!
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri