Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ngriti dyshime se kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar, Time Kadrijaj nuk i ka dërguar këkesat në përputhje me Ligjin në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), për të siguruar dokumentacionet e nevojshme për të filluar me intervistimin e palëve në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Dyshimet e deputetes së LVV-së u ngritën pasi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i kërkoi deputetës Pacolli të tregojë se pse deri më sot dokumentacioni nuk është dërguar në Komision.
“Nëse kryetarja i ka dërguar në përputhje me Ligjin krejt kërkesat…kush e udhëheq procesin këtu?”, pyeti deputetja Pacolli, transmeton Telegrafi.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares Kadrijaj, duke i thënë Pacollit “abuzuese”.
“Fitore mos abuzo… Fitore ti je abuzuese…, je abuzuese, ti Fitore je abuzuese. Prej mbledhjes së fundit e deri më sot u janë dërguar dy kërkesa…”, tha Kadrijaj.
Ndërkaq, deputeti Berisha reagoi duke i kërkuar Pacollit që të sjell dokumentet e mos të bëj politikë në Komision për fushatë elektorale, si dhe të mos kapet, siç tha ai, “nëpër bishta”.
“E ti po bën muhabet burrash. Prandaj po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë?”, iu kundërpërgjigj Pacolli.
Pas këtij debati, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli lëshoi sallën.
Ndërkaq, kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, tha se kanë kaluar katër muaj që është formuar ky komision dhe ende nuk kanë marrë nga Ministria ndonjë material në lidhje me këtë çështje.
“Ka katër muaj që është formu ky komision dhe s’kemi material. Kanë mbet dhe dy muaj dhe ne jemi ende në start. Dërgojini edhe një email! Një ministri për katër muaj mos me mujt me pru dokumentet, s’e di se për çfarë ministrie bëhet fjalë”, ka thënë Kadrijaj.
Ndryshe, në këtë mbledhje morën pjesë edhe tre ekspertët e angazhuar në këtë hetim.
Këta të fundit prezantuan listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu -Shoshi tha se Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga komisioni.
“Ka edhe shumë dokumente që kemi kërkuar, kemi ngecje të dokumenteve nga Ministria e Punëve të Jashtme. Prandaj, shfrytëzoj edhe sot që të lusim ministrinë që të sjellin të gjitha dokumentet e kërkuara”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje