LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u shpreh se e dinë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës, ku tha është në veri të lumit Ibër.

Hovenier gjithashtu është shprehur se dëshirojnë që qeveria të punojë me ta, siç tha ai, me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne e dimë saktësisht se ku është kufiri: është në veri të lumit Ibër.Mund të them për këtë çështje, por ka pasur edhe të tjera. Ne dëshirojmë që qeveria të punojë me ne, bashkësinë ndërkombëtare. Dhe nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara. Janë Shtetet e Bashkuara, partnerët tanë të QUINT-it, Bashkimi Evropian, të tjerët, të gjitha organizatat dhe vendet që i duhen Kosovës në anën e saj për të jetësuar vizionin e saj”, tha ambasadori amerikan për Klan Kosova.


“I kemi ngritur shqetësimet tona lidhur me mënyrën e zbatimit. Përkitazi me Rregulloren e Bankës Qendrore, do të thosha që ka pasur përpjekje nga qeveria që t’ju përgjigjet disa shqetësimeve që i kemi ngritur, por kërkojmë edhe më shumë bashkërenditje për mënyrat që i marrin parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet e prekura, veçanërisht nga komuniteti etnik serb në Kosovë”, u shpreh Hovenier.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lajme
Mickoski: Sipas cilit parametër Shqipëria është më e përgatitur se Maqedonia

Mickoski: Sipas cilit parametër Shqipëria është më e përgatitur se Maqedonia

Politikë
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Siguri
Kalo në kategori