LAJMI I FUNDIT:

Nuk vonoi hakmarrja e Hezbollahut: Filloi një sulm të ri masiv në pjesën veriore të Izraelit

Nuk vonoi hakmarrja e Hezbollahut: Filloi një sulm të ri masiv në pjesën veriore të Izraelit

Hezbollahu libanez filloi një sulm të ri masiv në pjesët veriore të Izraelit vetëm pak orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një nga anëtarët e lartë të lëvizjes libaneze në sulm.

Sipas mediave izraelite, sirenat kanë rënë në qytetin Kiryat Shmona, i cili ka qenë edhe më herët objektiv i sulmeve të Hezbollahut, si dhe në qytete të tjera në veri të vendit.

Besohet se ky sulm, me intensitet të panjohur aktualisht, është hakmarrja e Hezbollahut për vrasjen e komandantit, raporton timesofisrael.


“Disa raketa u hodhën nga Libani në Kiryat Shmon dhe zona të tjera, si dhe në pjesën veriore të Lartësisë Golan. Nuk pati raportime për të lënduar nga sulmet”, njoftoi IDF.

Vdekja e komandantit u konfirmua nga Hezbollahu dhe deklaroi se ishte Muhammad Nimah Nasser ai që u vra në një sulm izraelit me dron në qytetin e Tiros.

Ai komandonte degën rajonale të Hezbollahut, më saktë njësinë “Aziz”, e cila ndodhet në pjesën jugore të Libanit.

Më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant komentoi tensionet me Libanin, duke thënë se ushtarët që luftojnë në Gaza mund të vazhdojnë të luftojnë në Liban.

“Çdo ditë ne godasim fort dhe fuqishëm Hezbollahun dhe gjithashtu do të arrijmë një gjendje gatishmërie të plotë. Ne preferojmë një marrëveshje, por nëse realiteti na detyron, ne do të dimë të luftojmë”, tha Gallant. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar

Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar

Mali i Zi
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Ish-ambasadori izraelit në SHBA akuzon Netanyahun – thotë se lejoi që miliona dollarë të shkojnë te Hamasi

Ish-ambasadori izraelit në SHBA akuzon Netanyahun – thotë se lejoi që miliona dollarë të shkojnë te Hamasi

Azia
Shtetet e Bashkuara godasin 15 objektiva të Houthi në Jemen

Shtetet e Bashkuara godasin 15 objektiva të Houthi në Jemen

Azia
Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Evropa
Kalo në kategori