Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan ka mbajtur një fushë vetëdijesuese për përdorimin e trotinetëve.
Gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë, Policia thotë se është e rëndësishme që përdoruesit e këtyre mjeteve të njohin dhe të ndjekin disa masa të thjeshta sigurie për të garantuar një përvojë të sigurt udhëtimi.
PK-ja tha se të njëjtit duhet ndjekur disa këshilla dhe rregulla të rëndësishme të përcaktuara me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Disa nga rregullat që Policia ka ndarë me qytetarët janë këto:
-Mosha e shoferit të trotinetit: Fëmijës më të ri se 16 vjeç nuk i lejohet ta drejtojë trotinetin elektrik në rrugë publike. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë qiradhënësi i trotinetit elektrik nëse vepron në kundërshtim me këtë dispozitë.
-Kontrolloni pajisjen para nisjes: Sigurohuni që trotineti është në gjendje të mirë pune. Kontrolloni frenat, dritat dhe baterinë para çdo udhëtimi.
-Respektoni rregullat e trafikut: Përdoruesit e trotinetëve duhet të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut, përfshirë semaforët dhe shenjat e rrugës.
-Kujdes në zonat e ngjeshura: Përdoruesi i trotinetit elektrik gjatë drejtimit duhet ta shfrytëzojë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë. Kur udhëtoni në zona të ngjeshura të mbushura me këmbësorë, ulni shpejtësinë dhe bëni kujdes të veçantë për të mos rrezikuar të tjerët. Gjithashtu ndalohet të lëvizni krahas mjetit tjetër.
-Përdorni dritat dhe reflektorët: Sigurohuni që trotineti ka drita funksionale dhe reflektorë, veçanërisht kur udhëtoni natën ose në kushte të dobëta ndriçimi.
-Mos përdorni pajisje elektronike gjatë udhëtimit: Evitoni përdorimin e telefonit ose pajisjeve të tjera elektronike gjatë drejtimit të trotinetit. Përdorimi i tyre mund të shpërqendrojë vëmendjen tuaj dhe të rrisë rrezikun e aksidenteve.
-Vetëm një person në trotinet: Përdorimi i trotinetit nga më shumë se një person në të njëjtën kohë është i rrezikshëm dhe kundërshtim me ligjin.
-Respektoni mjedisin: Parkoni trotinetët në vende të përcaktuara dhe mos bllokoni trotuaret ose hyrjet e ndërtesave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje