LAJMI I FUNDIT:

Jamie Foxx flet për herë të parë për sëmundjen që për pak sa nuk i kushtoi me jetë: Gjithçka filloi me një dhimbje koke

Jamie Foxx flet për herë të parë për sëmundjen që për pak sa nuk i kushtoi me jetë: Gjithçka filloi me një dhimbje koke
Jamie Foxx

Më 12 prill 2023, Jamie Foxx, pa se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.

Aktori po xhironte filmin e tij “Back in Action” së bashku me Cameron Diaz kur u shtrua urgjentisht në spital pasi u rrëzua në xhirime.

Pas tre muajsh shtrimi në spital, i vetmi informacion në dispozicion ishte se kishte vuajtur nga një ‘komplikacion’ misterioz që e kishte bërë të luftonte për jetën.


Pas muajsh shërimi në një spital në Chicago, i specializuar në rehabilitimin e pacientëve me goditje në tru dhe lëndime traumatike të trurit, aktori u kthye pak a shumë në atë që ishte.

Më shumë se një vit më vonë, Foxx ka hedhur pak dritë mbi gjithçka që ka ndodhur.

View this post on Instagram

A post shared by Jamie Foxx (@iamjamiefoxx)

Në një video që tashmë ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe me një datë të pacaktuar, Foxx shihet duke iu drejtuar një grupi njerëzish në një restorant në Phoenix, Arizona (ShBA), ku u tregon atyre se çfarë i ka ndodhur.

Foxx, 56 vjeç, filloi duke rrëfyer se si një dhimbje koke i ndryshoi plotësisht jetën.

Jamie Foxx

“Shiko, më 11 prill të vitit të kaluar, pata një dhimbje koke të fortë, i kërkova djalit tim (asistentit të tij)… që të largohesha për 20 ditë”, rrëfeu ai, duke pranuar se ‘nuk mban mend asgjë’ nga ajo kohë.

Aktori deklaroi se ai ishte në Atlanta kur u shtrua në spital, por zbuloi se ishte vajza Corinne dhe motra e tij, Deidra Dixon, që e çuan te ‘mjeku i parë’ që gjetën.

Jamie Foxx

As aktori dhe as familja e tij nuk përmendën sëmundjen, por besohet se mund të ketë qenë një lloj aksidenti cerebrovaskular i shkaktuar nga stresi, i cili do ta bënte atë të shtrohej urgjentisht dhe të merrte kujdes intensiv. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Magazina
Eliza Dushku flet për një terapi të re të shëndetit mendor për të cilën ajo është certifikuar dhe bashkëshorti i saj po financon hulumtimet shkencore

Eliza Dushku flet për një terapi të re të shëndetit mendor për të cilën ajo është certifikuar dhe bashkëshorti i saj po financon hulumtimet shkencore

Magazina
Beyonce kopjon Rita Orën?

Beyonce kopjon Rita Orën?

Magazina
Në 24 orë dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy

Në 24 orë dolën 12 mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy

Magazina
U mbyll me sukses edicioni i parë i Festivalit dy-ditor Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin

U mbyll me sukses edicioni i parë i Festivalit dy-ditor Global Shqiptar i Gastronomisë në Berlin

Magazina
Rikthehet në vëmendje intervista ku P. Diddy paralajmëroi Justin Bieber që të mos flasë në emision për gjërat që ata bënë

Rikthehet në vëmendje intervista ku P. Diddy paralajmëroi Justin Bieber që të mos flasë në emision për gjërat që ata bënë

Magazina
Kalo në kategori