LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhemail Behlulit nga Gjilani

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhemail Behlulit nga Gjilani

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhemail Mehmet Behlulit, i cili është raportuar i zhdukur nga 27 qershori 2024.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Xhemail Behluli është i lindur më 20.04.1963, me vendbanim në Gjilan.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe vendndodhjen e personit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat për peronin i cili që nga data 27.06.2024 është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij deri më tani”, thuhet në njoftim.


Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Policia thekson se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/