LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Për 88% të amvisërive, rritja e energjisë elektrike është 0,4%

Bislimovski: Për 88% të amvisërive, rritja e energjisë elektrike është 0,4%

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski tha se shtrenjtimi i rrymës elektrike nuk do të jetë problem për shumicën e qytetarëve.

Bislimovski thotë se mesatarisht, shumica e amvisërive do të paguajë fatura të rrymës elektrike për 4 denarë më shtrenjtë në muaj.

“Për 88% të amvisërive, rritja është 0,4%, kjo e “përkthyer” në para, për 1000 denarë nëse dikush paguan, tani do të paguajë 1004 denarë, nëse dikujt i duket problematike, nuk është, edhe vetë qytetarët e dinë”, tha Bislimovski në “Daily Click” në “TV21”.


Bislimovski thotë se investimet kanë kontribuar që Maqedonia të shkojë drejt pavarësisë energjetike dhe se tani më shumë se 97% e ka energjinë vendase, ndërsa 2,75% importohet.

“Importet janë në nivelin më të ulët të regjistruar. Kjo energji është e jona, vendore. Drejtohet nga kompani vendore, paratë mbeten brenda Maqedonisë. Edhe pse mulliri me erë është privat, ai është këtu. Dua të them se Maqedonia në periudha të caktuara të janarit dhe shkurtit është përballur me pamundësinë e importit të energjisë elektrike, sepse Bullgaria dhe Serbia kanë mbyllur tregjet”, tha Bislimovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori