Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë do të punojnë së bashku për garantimin e sigurisë së qytetarëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik.
Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato priti në Morinë, Drejtorin e Policisë Rrugore të Kosovës Jeton Rexhepi dhe patrullat e para të Policisë Rrugore të Kosovës që do patrullojnë me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare, në Rrugën e Kombit, Lezhë, Shëngjin dhe Durrës.
Drejtori i Policisë Rrugore të Shqipërisë, Altin Qato tha se “sot është dita e parë dhe jemi duke prezantuar shërbimet e përbashkëta, të cilat do të patrullojnë në Rrugën e Kombit, në Lezhë dhe Durrës, ku është edhe fluksi më i madh qytetarëve nga Kosova si në sezonin turistik, por edhe gjatë gjithë vitit”.
“Patrullimet konsistojnë në rritjen e parametrave të sigurisë, por edhe në menaxhimin e trafikut, pasi ka fluks të qytetarëve nga Kosova që frekuentojnë zonat turistike të Shëngjinit, Velipojës dhe Durrësit”, tha Qato.
Qato bëri të ditur se “periudha e sezonit turistik veror që përkon me këtë periudhë kryesisht korriku gushti, është një periudhë shumë e ngarkuar për Policinë Rrugore, pasi kemi një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh. Sipas analizës që kemi bërë ne si polici rrugore janë rreth 1 200 000-1 300 000 mjete qarkullojnë në akset rrugore, kryesisht në akset që lidhin me zonat turistike, kështu që ka nevojë për një menaxhim më të mirë nga shërbimet e Policisë Rrugore së pari për rrugë të sigurta dhe së dyti për menaxhimin e trafikut aty ku kemi ne pengesa që për shkak të fluksit të madh të mjeteve, krijojnë radhë të gjata në trafik, ka momente dhe bllokime”.
Prandaj, vijoi Qato, si detyrë parësore ne kemi sigurinë, por një rol të veçantë merr dhe menaxhimi i trafikut për të shmangur bllokimet në akset rrugore.
“Për këtë ne kemi bërë një plan të detajuar. Kemi bërë një detajim të të gjithë shërbimeve dhe të gjithë pikave kryesore ku janë problematikat, qofshin këto njolla të zeza që janë për aksidente rrugore dhe njollat e kuqe ku kemi rëndesë trafiku. Shërbimet e Kosovës bashkë me shërbimet tona do konsistojnë kryesisht në këto njolla, ku dhe prezenca e Policisë do jetë me e dukshme. Ne vazhdimisht e kemi përmendur që shërbimi i Policisë Rrugore prioritet ka sigurinë rrugore, asnjëherë ndëshkimin, por kur të ketë shkelje të dukshme është më se i natyrshëm ndëshkimi, pasi prioritet është jeta e përdoruesve të rrugës. Prandaj i bëjmë thirrje çdo qytetari dhe çdo përdoruesi të rrugës, që gjatë sezonit turistik të jetë i vëmendshëm në respektimin e të gjitha normave të përdorimit të rrugës, pasi jeta është më e rëndësishme se gjithçka, dhe të jenë të vëmendshëm edhe për të shmangur ato akse rrugore dhe oraret ku ka trafik të rënduar”, theksoi Qato.
Kurse Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës tha se “Policia e Kosovës ndër vite ka ofruar mbështetje sidomos gjatë sezonit turistik, referuar numrit të qytetarëve që kalojnë pushimet. Por, tashmë Shqipëria është bërë vizitë ditore për qytetarët e Kosovës dhe për këtë qëllim do të ndikojmë përmes njësive tona patrulluese në rritjen e sigurisë rrugore, sidomos në zonat ku ka më shumë trafik”.
“Tani kur po flasim që do të ketë ngarkesa, kërkoj nga ata të jenë shumë tolerantë, sidomos në lokacione të segmentet rrugore ku mund të ketë kolona apo vargje automjetesh. Githashtu, kërkoj nga ata që të përdorin rripin e sigurisë gjatë lëvizjes dhe në të njëjtën kohë mos të përdorin telefonin mobil gjatë vozitjes. Duke respektuar rregullat fillimisht do të jenë më të sigurtë për veten, familjet e tyre dhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor. Ju dëshirojmë edhe kësaj vere të kalojnë sa më mirë që është e mundur në pushimet të cilat do t’i kaloni në Shqipëri”, tha Rexhepi.
Policia e Shtetit e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës ranë dakord më 8 qershor përmes një memorandumi bashkëpunimi të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e vendit tonë gjatë periudhës qershor-shtator 2024.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lushnjë, vajza e re bie nga pallati 10 katësh dhe gjen vdekjen
Ministria e Shëndetësisë: 10.3 miliardë denarë rritje të buxhetit për institucionet shëndetësore
Mickoski: Institucionet janë në terren, po bëhet analizë e çmimeve nëpër marketet e vendit
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve