Shkëlqeu në Euro 2024, ylli i Sllovakisë e shpreh publikisht dëshirën për t’u bërë pjesë e Barcelonës
![Shkëlqeu në Euro 2024, ylli i Sllovakisë e shpreh publikisht dëshirën për t’u bërë pjesë e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lobotka-2-780x439.jpg)
Mesfushori i Napolit dhe Sllovakisë, Stanislav Lobotka, ka zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi për të kapur “një peshk më të madh” dhe në veçanti ai do të ishte i nderuar të bëhej pjesë e Barcelonës.
Lobotka gjatë viteve të fundit ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Barcelona. Hera e parë kur ai ra në syrin e blaugranasve ishte gjatë kohës sa luante tek Celta Vigo, aty ku tregoi aftësi të jashtëzakonshme në kontrollimin e tempos së lojës, para se të transferohej tek Napoli, aty ku gradualisht u bë njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm.
Që prej atëherë ai ishte diskutuar nga bordi i klubit për një transferim të mundshëm, por kur Xavi Hernandez e komplimentoi atë pas ndeshjes me Napolin, spekulimet u rritën edhe më shumë.
Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Lobotka u shpreh se ai ishte i hapur për t’u larguar nga Napoli.
“Do të doja të luaja për një ekip të nivelit të lartë, por tani jam tek Napoli, kam një kontratë dhe kam një familje italiane atje. Nëse do të kisha ofertë nga një klub i rëndësishëm, do ta pranoja atë, por nuk do ta kisha problem të qëndroja”, ka thënë Lobotka.
Më specifikisht për Barcelonën, Lobotka zbuloi se ai e kishte një pëlqim për blaugranasit që nga fëmijëria.
“I kam ndjekur ata që prej se isha fëmijë, me Decon dhe Ronaldinhon. Nëse një ofertë do të vinte, unë do të doja të shkoja atje”, u shpreh 29-vjeçari.
Teksa Lobotka pa dyshim ka shumë kualitet, ai mund të vuajë nga largimi i Xavit pasi dëshira e Hansi Flick është që të transferohet një lojtar që është fizikisht i fortë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/germany-380x233.jpg)
Pas Kroosit, një tjetër legjendë i ka dhënë lamtumirën kombëtares gjermane
![Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/girona-fc-1-380x233.jpg)
Merret vendimi, UEFA njofton zyrtarisht Gironan se a mund të luajë në Ligën e Kampionëve
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Zbulohet historia e çuditshme e Messit duke larë Yamalin sa ishte një foshnje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/messi-yamal-1-380x233.jpg)
Zbulohet historia e çuditshme e Messit duke larë Yamalin sa ishte një foshnje
![Man City vjen me lëvizjen befasueses të verës – synohet transferimi i top ylli të Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lunin-380x233.jpg)
Man City vjen me lëvizjen befasueses të verës – synohet transferimi i top ylli të Real Madridit
![Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lineker-ronaldo-380x233.jpg)
Gary Lineker tallet me Ronaldon, duke e zënë në befasi të gjithë studion e BBC-së
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-235516-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mikel-merino-380x233.jpg)
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
![Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pedri-1-380x233.jpg)
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
![Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-1-380x233.png)
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën