LAJMI I FUNDIT:

248-vjetori i pavarësisë, Alma Bektashi bashkë me ambasadorin Hovenier performojnë nesër himnin amerikan

248-vjetori i pavarësisë, Alma Bektashi bashkë me ambasadorin Hovenier performojnë nesër himnin amerikan

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, më 4 korrik shënon 248-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Sipas burimeve të gazetës online Reporteri.net, ceremonia organizohet të martën më 2 korrik, në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Siç mësoi Reporteri, këngëtarja Alma Bektashi do ta performojë himnin amerikan së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.


Foto: Alma Bektashi/Screenshot

Këngëtarja Bektashi është zë i moçëm në muzikën kosovare. Ajo është pjesëmarrëse e shumë Festivaleve, duke përfshirë edhe ato në RTSH.

Në datën e njëjtë, 4 korrik, por të vitit 2014, Kosovas Philanthropists publikoi videoklipin “Hand To Hand” që e këndoi vetë Bektashi.

Në fund të vitit 2011 ajo u përzgjodh për të qenë pjesë e jurisë profesionale e “The Voice of Albania”.

Data zyrtare e Pavarësisë së Amerikës është 4 korriku.

Kjo datë, është festë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përkujton Deklaratën e Pavarësisë, e cila u ratifikua nga Kongresi i Dytë Kontinental më 4 korrik 1776, duke krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Era Istrefi shfaqet me një dukje të mrekullueshme, në festën e ditëlindjes së saj

Era Istrefi shfaqet me një dukje të mrekullueshme, në festën e ditëlindjes së saj

Magazina
The Sun shkruan për Eva Muratin: Prezantuesja mahnitëse e Euro 2024 e quajtur 'Laura Woods shqiptare', i lë fansat pa frymë teksa shfaqet në bikini

The Sun shkruan për Eva Muratin: Prezantuesja mahnitëse e Euro 2024 e quajtur 'Laura Woods shqiptare', i lë fansat pa frymë teksa shfaqet në bikini

Magazina
Aktorja transgjinore Yasmin Finney, shfaqet thuajshe nudo gjatë një daljeje në Londër

Aktorja transgjinore Yasmin Finney, shfaqet thuajshe nudo gjatë një daljeje në Londër

Magazina
Erjola Doçi mahnit fansat me figurën e saj të mrekullueshme, në fotografitë në bregdet

Erjola Doçi mahnit fansat me figurën e saj të mrekullueshme, në fotografitë në bregdet

Magazina
Rihanna del thuajse nudo me të brendshme të zeza të tejdukshme, për të njoftuar rikthimin e “Savage X Fenty”

Rihanna del thuajse nudo me të brendshme të zeza të tejdukshme, për të njoftuar rikthimin e “Savage X Fenty”

Magazina
Brenda festës së ditëlindjes të Ramush Haradinajt - publikohet një moment romantik me Anitën

Brenda festës së ditëlindjes të Ramush Haradinajt - publikohet një moment romantik me Anitën

Magazina
Kalo në kategori