LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentarja sllovene, Zupançiq: I mbështesim përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucione të rëndësishme të BE-së

Kryeparlamentarja sllovene, Zupançiq: I mbështesim përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në institucione të rëndësishme të BE-së

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakoçar Zupançiq pas takimit që zhvilloi me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca ka thënë se raportet e dy kuvendeve janë shumë të qëndrueshme dhe miqësore.

Ajo përmes një konference për media tha se vizita e saj kontribuon në thellimin e raporteve mes dy vendeve.

“Bashkë me Konjufcën kemi pasur një takim të këndshëm dhe miqësor. Raportet e Kuvendit janë të qëndrueshme dhe shumë miqësore, dhe duam që ta shohim këtë bashkëpunim që të zhvillohet më tutje nga të gjitha fushat. Gjithmonë ka shumë mundësi për të forcuar dhe zhvilluar këtë raport. Kjo vizitë kontribuon në thellimin e raporteve mes dy kuvendeve. Kuvendi është i gatshëm që të ndaj eksperiencat e mira”, tha ajo.


Konjufca pas takimit me homologen sllovene: Nuk mund të flasim për paqe në rajon, pa pasur drejtësi për sulmin në Banjskë
Lexo po ashtu Konjufca pas takimit me homologen sllovene: Nuk mund të flasim për paqe në rajon, pa pasur drejtësi për sulmin në Banjskë

Tutje Zupançiq u shpreh se Sllovenia e mbështet përpjekjen e Kosovës për tu anëtarësuar në Këshillin  e Evropës.

Ajo gjithashtu foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi: “Dialogu është e vetmja rrugë përpara dhe gjithmonë na tregon që është rruga e duhur, si dhe dy vendet janë të përkushtuara për dialog, prandaj dhe ne jemi prezent këtu si pjesë e KFOR-it”, tha ajo.

Po ashtu kryeparlamentarja sllovene theksoi se: “Besojmë që kjo vizitë nuk është e fundit dhe ne do t’i hapim dyert për një bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe do të ju mbështesim në rrugën e BE-së dhe përpjekjet e juaja për anëtarësim në institucionet e rëndësishme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

“Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr”, biseda e pretenduar e drejtuesit të Gardës me grupin e zjarrit në 21 Janar

Lajme
Çmimet e arsyeshme, Velipoja

Çmimet e arsyeshme, Velipoja "pushtohet" nga pushuesit e Kosovës

Lajme
Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj

Pretendimet e Vuçiqit për dronët, Zeka: Serbia po luan rolin e viktimës, të mos biem në grackën e saj

Lajme
Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Lajme
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori