Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se, ta përdorësh uniformën e mjekut për të nxjerrë para me gjakun e të sëmurëve është krim kundër të gjithë njerëzimit.
Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama pas ngjarjes tek Onkologjiku, Rama e cilësoi atë moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha dalja në dritë e veprimtarisë kriminale e disa individëve.
Ai iu referua fjalëve të njërit prej heronjve të shëndetësisë shqiptare, profesor Besim Elezit, ditën e hapjes së spitalit ultramodern të sëmundjeve të Brendshme: “As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës”.
“Besim Elezi dhe si vëllezërit e gjeneratës së tij i dhanë jetë një shëndetësie heroike në kushtet më minimale, në një spital që s’kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjete te spitalit të mesjetës në Francë apo gjetkë në ato pak qendra të zhvilluara të Evropës së asokohe”, u shpreh Rama.
Kryeministri vuri në dukje se në spitale mungonte pothuajse gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut.
Ndërsa sot, vijoi ai, nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht jo gjithnjë figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokratit.
“Të mos jesh në lartësinë e detyrës në shumë profesione të tjera është problem jo i vogël, por të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj është më shumë se një problem i madh, është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij”, tha Rama.
“Por të kesh marrë diplomën dhe licencën e ushtrimit të këtij profesioni dhe ta përdorësh uniformën më simbolike dhe më delikate të shoqërisë dhe të shtetit njësoj si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para’ me gjakun dhe me ilaçet e të sëmurëve është krim, jo thjesht kundër tyre, por kundër të gjithë njerëzimit”.
“Jam këtu sot për të thënë që veprimtaria kriminale e atij grupi keqbërësish, njësoj si Tixhja, nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar sistemin shëndetësor nga ngrehina ku e gjetëm në një sistem shërbimesh funksionale. Madje, kjo që ndodh na bën më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma”, tha Rama.
“Do të angazhojmë një grup menaxherësh të huaj për të asistuar drejtuesit e QSUT që të garantojmë sa më mirë edhe hapjen së shpejti të kapitullit të autonomisë spitalore që kjo qendër do duhet ta ketë dhe që kësaj qendre t’i japë fleksibilitetin për të shpërblyer profesionistët e vet sipas meritës, jo më me ato tavanet e njëjta”, shtoi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje