LAJMI I FUNDIT:

Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Java e parë e korrikut mbi vendin tonë do të shoqërohet me mot kryesisht me diell. Ditën e martë pritet të ketë riga shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Ditën e martë do të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 24-27. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2 metër për sekondë.

Dita e enjte do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-25. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 24-28. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Lajme
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro

Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën

Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën

Lajme
Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 13 të akuzuarve të tjerë, Jabllanoviq ankohet për procesverbalet e seancave

Gjykimi ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 13 të akuzuarve të tjerë, Jabllanoviq ankohet për procesverbalet e seancave

Drejtësi
Kalo në kategori