Gjykata Penale në mënyrë joligjore e zvarrit aktgjykimin për aksidentin e Llaskarcës
Gjashtë muaj nga shpallja e aktgjykimit për aksidentin e Llaskarcës i cili ndodhi në shkurt të vitit 2019-të, Gjykata Penale e Shkupit ende nuk ua ka dorëzuar palëve aktgjykimin me shkrim, që më pas të njëjtit të kenë të drejtë të ankohen në Apel.
Vonesa e dorëzimit të aktgjykimit deri te palët është në kundërshtim me Ligjin për Procedurë Penale, i cili parashikon që aktgjykimi duhet të jetë gati në afat prej maksimum dy muajsh.
“Aktgjykimi që është publikuar patjetër të përgatitet me shkrim në afat prej 15 ditësh pas publikimit, ndërkaq në lëndët e komplikuara me përjashtim në afat prej 60 ditësh, afate të cilat nuk mund të tejkalohen”, thuhet në Neni 407, paragrafi 1 i Ligjit për Procedurë Penale.
Përfaqësuesi ligjor i një pjese të familjarëve të viktimave, nga aksidenti tragjik, Vlladimir Nikollovski deklaron që sikur të mos ishte e mjaftueshme zvarritja e gjykimit prej afërsisht 5 vite, tani edhe po zvarritet edhe përgatitja e aktgjykimit. Ai madje, dyshon që arsye e zvarritjes është që të vjetërsohet lënda.
“Nëse vijon sipas udhëheqjes së procedurës deri më tani dhe me përgatitjen e aktgjykimeve, mund të vijë deri në vjetërsimin e lëndës”. “Unë shihem vazhdimisht me ata. Vijnë në zyrë çdo ditë pyesin deri ku është, nëse kam marrë diçka, por me të vërtetë nuk kam çfarë t’u them. Të gjitha afatet ligjore janë shkelur dhe vetëm të drejtohemi në Gjykatën Supreme për gjykim në afat të paarsyeshëm dhe tjetër masë ligjore nuk kemi që mund të përdorim në këtë fazë”, tha Vlladimir Nikollovski, avokat i një pjese të familjeve të viktimave.
Nga ana tjetër, pushimi një mujor i gjykatave fillon më 15 korrik, që do të thotë se nëse nuk dorëzohet deri te palët, gjatë kësaj periudhe, atëherë e njëjta duhet të bëhet pas gjysmës së dytë të gushtit.
Aktgjykimi për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit u shpall dy javë para përvjetorit të pestë të ngjarjes tragjike, ne të cilën humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan, në mesin e të cilëve edhe me pasoja të përhershme shëndetësore.
Gjykata i shpalli fajtorë 6 të akuzuarit, pasi autobusi ka qenë teknikisht i parregullt, ndërkaq shoferi nuk ka pasur kujdes dhe ka vozitur mbi normën e lejuar të shpejtësisë.
Sipas aktgjykimit, pronari i Durmos, Durmish Beluli u dënua me 4 vjet burg, ndërkaq shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski me 14 vjet burg. Përgjegjësi i kompanisë për Transport Remzi Miftari u dënua me 6 vjet burg, ndërkaq të punësuarit e stacionit të kontrollit teknik Igor Gjeorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Babarovski me nga 5 vjet burg.
Të gjithë të dënuarit mohojnë fajin dhe kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Ndërkaq të dëmtuarit do apelojnë dënimet sipas tyre të ulëta./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj