LAJMI I FUNDIT:

Parada e Krenarisë – Ministrja e Norvegjisë zbulon gjoksin

Parada e Krenarisë – Ministrja e Norvegjisë zbulon gjoksin

Në Norvegji, u zhvillua ‘Oslo Pride’. Aktiviteti vendosi të shpërblejë ministren e Kulturës dhe Barazisë, Lubna Jaffery. Ministrja e re që mori detyrën një vit më parë, mori çmimin “Gay Mom 2024”.

“Mama” është një emërtim që zakonisht u jepet personaliteteve që mbrojnë publikisht të drejtat e komunitetit LGBTI dhe gjithashtu konsiderohen “idhuj” nga vetë ata.

“Unë e vlerësoj shumë marrjen e këtij çmimi këtë vit këtu në Oslo Pride. Është një nder i madh”, tha Jaffery.


Foto: Screenshot

Madje, ajo vendosi ta çojë një hap më tej falënderimet e saj, pasi në atë moment shihet në video teksa ngre këmishën dhe i tregon gjoksin publikut.

“Është e rëndësishme që të gjithë të ndihen të lirë. Nëse doni të meritoni një nder të tillë, duhet të jepni shpirtin tuaj dhe të mos e merrni veten kaq seriozisht”, tha ajo.

Kryeministri Jonas Gar Stere tha se ishte diçka shumë mirë që ministrja e Kulturës zgjodhi të tregojë gjoksin e saj në publik në një event.

“Lubna është një person me vetëbesim, me shpirt të lirë dhe i mrekullueshëm që ndjek me entuziazëm ngjarjet kulturore në të gjithë vendin. Kështu ka qenë edhe dje në Oslo dhe mendoj se kjo që ka bërë është absolutisht mirë”, tha kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli pozon e afërt në krahët e Amir Rrahmanit?

Xhuli pozon e afërt në krahët e Amir Rrahmanit?

Magazina
Butrint Imeri vazhdon festën e ditëlindjes së 28-të me plot bukuroshe në jaht

Butrint Imeri vazhdon festën e ditëlindjes së 28-të me plot bukuroshe në jaht

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waititi duken shumë elegantë ndërsa shijojnë së bashku një mbrëmje jashtë në Londër

Rita Ora dhe Taika Waititi duken shumë elegantë ndërsa shijojnë së bashku një mbrëmje jashtë në Londër

Magazina
Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes

Magazina
Princesha norvegjeze po martohet me një shaman biseksual - për shkak të tij ajo detyrohet të heq dorë nga titulli i saj mbretëror

Princesha norvegjeze po martohet me një shaman biseksual - për shkak të tij ajo detyrohet të heq dorë nga titulli i saj mbretëror

Magazina
Festa e 4 Korrikut, Alma Bektashi dhe ambasadori Hovenier këndojnë bashkë himnin e SHBA-së

Festa e 4 Korrikut, Alma Bektashi dhe ambasadori Hovenier këndojnë bashkë himnin e SHBA-së

Magazina
Kalo në kategori