LAJMI I FUNDIT:

Argjentina merr edhe fitoren e tretë në grupe, Lautaro hero me dy gola

Argjentina merr edhe fitoren e tretë në grupe, Lautaro hero me dy gola

Argjentina ka bërë detyrën ndaj Perusë, duke triumfuar në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në ‘Copa America 2024’.

Kampioni aktual i Botës ka fituar me rezultat të pastër 2-0 duke marrë fitoren e tretë në po aq ndeshje.

Sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez ishte protagonist absolut për argjentinasit me dygolëshin e shënuar në minutat 47-të dhe 86-të.


Fitorja mund të kishte qenë më e thellë nëse Paredes nuk do të kishte humbur penalltinë në minutën e 72-të të ndeshjes.

Kështu Argjentina e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë në krye të Grupit A, teksa Peruja me 1 pikë në vend të fundit.

Kanada-Kili u ndanë me barazim pa gola në javën e fundit të raundit të grupeve, me kilianët që e mbyllën këtë ndeshje me dhjetë lojtarë, pasi Suazo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 27-të.

Kështu Kanadaja kualifikohet në fazën çerekfinale të ‘Copa America’ si vendi i dytë i Grupit A me 4 pikë, teksa Kili eliminohet dhe e mbyll këtë fazë në vend të tretë me 2 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori