LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori amerikan në Beograd: Dialogu Kosovë-Serbi aktualisht është në një situatë të vështirë

Ambasadori amerikan në Beograd: Dialogu Kosovë-Serbi aktualisht është në një situatë të vështirë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës aktualisht është në një situatë të vështirë.

Ai ka deklaruar se aktualisht është pak i dekurajuar pasi përkundër njoftimeve nuk ka pasur takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.


“Ne vërtet mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, sepse besojmë se është rruga e duhur, në fakt e vetmja rrugë e drejtë”, citohet të ketë thënë Hill për mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se duhen bërë përpjekje reale për të arritur njëfarë progresi pasi kanë kaluar shumë muaj gjatë të cilëve nuk është parë shumë përparim.

Siç shkruajnë më tej mediat serbe, ambasadori amerikan theksoi se qëllimet janë shumë të qarta dhe se kërkohet një normalizim i gjithanshëm, i cili është ligjërisht i detyrueshëm.

Ai po ashtu ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor janë një gjë në të cilën ai do të dëshironte të shihte më shumë përpjekje të investuara, si dhe më shumë bashkëpunim rajonal në procesin e integrimeve evropiane.

Ndërsa duke komentuar ngjarjet rreth festivalit “Mirdita, Dobar dan”, ai tha se nuk e kupton pse manifestimi artistik i financuar nga BE-ja është konsideruar si problem sigurie, duke shtuar se festivali ka qenë shumë i suksesshëm gjatë dhjetë viteve të mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Konsumoi fostoksinë para dyerve të Prokurorisë së Posaçme, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha

Lajme
Një tjetër e mitur dhunohet në Vushtrri, policia arreston të dyshuarin

Një tjetër e mitur dhunohet në Vushtrri, policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Do të kthehem me aeroplan në vendlindje

Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Do të kthehem me aeroplan në vendlindje

Lajme
Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohen tre të dyshuar

Dhunohet një grua në Suharekë, arrestohen tre të dyshuar

Kronika e Zezë
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Kalo në kategori