LAJMI I FUNDIT:

Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë

Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë

Profesori dhe njohësi i ekonomisë, Nagip Skenderi, ka thënë se nëpër ndërmarrjet publike në Kosovë, nëpër bordet udhëheqëse emërohen njerëz pa përvoje pune dhe menaxheriale.

Skenderi tha se si në qeveritë e kaluara por edhe në këtë qeveri, ndërmarrjet publike janë konsideruar si vatra që kanë punësuar familjarë dhe militantë partiakë.

“Ndërmarrjet publike jo vetëm në këtë qeveri, por edhe në qeveritë e kaluara janë konsideru si vatra që kanë punësuar familjarët dhe në aspektin e nepotizmit.I kanë punësuar militantët. Nëpër borde dhe menaxhemente i kanë punësuar njerëzit, të cilët nuk kanë qenë adekuat”, ka thënë Skenderi.


Sipas tij, çdokund nëpër borde emërohen njerëz profesionistë, por në Kosovë ndodhë e kundërta.

“Ne vërejmë se nëpër borde shkojnë njerëz pas përvojë punë, pa asnjë ditë pune dhe ai nëse nuk ka ndonjë përvojë profesionale. Nëse nuk ka ndonjë përvojë eksperiencë menaxheriale, ai nuk mundet me dhënë kontribut për të mirën e saj.  Kështu që bordet drejtuese në këtë rast janë për politika afatgjata dhe janë ata të cilët në njëfarë mënyre e detyrojnë menaxhmentin se si duhet me vepru”, tha Skenderi, për KallxoPërnime.

Tutje, Skenderi ka thënë se shumica e ndërmarrjeve publike në Kosovë janë bërë barrë për Qeverinë, pasi që punojnë me humbje dhe duhet të subvencionohen.

“Shumica e ndërmarrjeve publike janë barrë e qeverisë sepse vazhdojnë të subvencionohen, edhe sot janë. Nuk duhet me u subvencionu. Jemi bo shtet i subvencionuem, nuk jemi shtet zhvillimor”, tha ai. /Kallxo.com/