LAJMI I FUNDIT:

Le Pen kërcënon të sfidojë fuqitë e Macronit

Le Pen kërcënon të sfidojë fuqitë e Macronit

Udhëheqësja e partisë franceze të ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar (NF), Marine Le Pen, ka paralajmëruar se presidenti Emmanuel Macron nuk do të jetë në gjendje të dërgojë trupa në Ukrainë nëse ajo e formon qeverinë e ardhshme.

“Shefi i Forcave të Armatosura është titull nderi, por është kryeministri ai që i kontrollon telat”, tha Le Pen.


Kjo deklaratë e saj vjen ndërsa Franca së shpejti do të votojë për raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Fronti Kombëtar mund të fitojë 36 për qind të votave, megjithëse mund të mos ketë shumicën absolute për të kontrolluar parlamentin.

Si president, Macron është komandant i përgjithshëm dhe tradicionalisht luan rol kyç në politikën ndërkombëtare dhe atë të mbrojtjes së vendit të tij.

Ai është shprehur në mbështetje të Ukrainës që nga pushtimi i plotë rus i saj dhe ka refuzuar të përjashtojë dërgimin e trupave, duke theksuar se Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë.

Që atëherë, ai është mbështetur nga një numër i vogël i vendeve të tjera, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Por, Le Pen tha se beson se nëse Jordan Bardella i Frontit Kombëtar bëhet kryeministri i ardhshëm i Francës, atëherë kompetencat e presidentit do të reduktohen.

“Jordani nuk ka ndërmend të grindet me të, por ai ka vendosur vijat e kuqe. Presidenti nuk do të jetë në gjendje të dërgojë trupa”, shpjegoi ajo.

Siç thekson Le Pen, nëse partia e saj e fiton shumicën absolute në parlament, Macron nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të emërojë liderin 28 vjeçar si kryeministër.

Kjo do të nënkuptonte ndarjen e pushtetit midis një presidenti dhe një qeverie nga një parti e veçantë, gjë që nuk është parë në Francë që nga viti 2002.

Ndërkohë, aleati i Macron, François Bayrou, ka akuzuar Le Pen se ka vënë në pikëpyetje kompetencat e presidentit sipas kushtetutës franceze për emërimin e posteve civile dhe ushtarake të shtetit, kryesimin e forcave të armatosura dhe këshillit të mbrojtjes.

I menjëhershëm ishte reagimi i francezes e cila tha se ajo nuk po vë në dyshim fuqinë e presidentit për të dërguar trupa jashtë vendit, thjesht sipas saj kryeministri i vendit ka mjetet për ta kundërshtuar atë.

Ndryshe, Volodymyr Zelensky i Ukrainës ka shprehur besimin se Franca do të vazhdojë të mbështesë Kievin pas zgjedhjeve dhe qeveria e ardhshme do të “vazhdojë të mbështesë plotësisht Ukrainën si në fushën e betejës ashtu edhe në rrugën drejt BE-së”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Kreu i mercenarëve serbë në Rusi, thotë se bashkëkombësit e tij që u dërguan në luftë në Ukrainë po ndihen të mashtruar

Evropa
Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Sullivan: Jemi të shqetësuar për veprimet e Dodikut, do të reagojmë ndaj kërcënimeve

Bosnja
Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Tmerr në Gjermani, një burrë në një kafene sulmoi njerëzit me acid - 9 persona përfundojnë në spital

Evropa
Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Dhjetëra ushtarë rusë dorëzohen te ukrainasit, pamje nga fushëbeteja

Evropa
Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Ukraina rrit prodhimin e dronëve dhe armëve të tjera përballë sulmeve ruse në rritje

Botë
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Evropa
Kalo në kategori