LAJMI I FUNDIT:

E goditën me thikë në qafë e vesh derisa ishte duke punuar brenda në veturë, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasje e mbetur në tentativë

E goditën me thikë në qafë e vesh derisa ishte duke punuar brenda në veturë, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasje e mbetur në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve H.Z., dhe R.Z., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”. 

Sipas aktakuzës, më datë 10.05.2024 rreth orës 18:51 në rrugën “Tranisiti i Ri” në lagjen Arbana të Prizrenit, saktësisht në një auto servis, me dashje fillojnë kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj të dëmtuarit J.B., të cilën nuk e përfundojnë, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me servisimin e një veture që kishte ndodhur një ditë më parë, në mes të pandehurit H.Z., dhe të dëmtuarit J.B., derisa i njëjti ishte duke punuar në brendësinë e një automjeti në punëtorinë e tij, për një moment paraqiten të pandehurit H.Z., dhe R.Z., të cilët pa ndërruar asnjë fjalë derisa i dëmtuari ndodhej brenda veturës dhe në pozicion të pa mbrojtur, të pandehurit nxjerrin thikat dhe me të njëjtat e godasin disa herë të dëmtuarin, në pjesën e qafës dhe në regjionin e veshit të majtë derisa e vërejnë dëshmitarin Sh.B., i cili hyn në mes për të penguar sulmin e mëtejmë.

I dëmtuari si pasojë e plagëve të marra me mjet të mprehtë, në pjesë vitale të trupit, përfundon në Spitalin Rajonal të Prizrenit “Prim.Dr.DautMustafa”, me lëndime të përshkruara sikurse në Akt ekspertimin mjeko-ligjor.


Ndërkaq, të pandehurit me veturën e tyre të markës “Mercedes Benz 220C”, pas kryerjes së krimit largohen nga vendi i ngjarjes dhe deri më datë 11.05.2024 bëhen të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori