Me siguri që e mbani mend grimin apo flokët ombre (kombinimi i dy nuancave, një më e errët dhe një e lehtë) që fiksoi jo pak vajzat gjatë muajve të fundit
Duket se ky trend ka kaluar tashmë te vetullat dhe për vajzat që duan diçka natyrale dhe të veçantë, kjo tendencë është mjaft interesante.
Ky trend për vetullat mund të ketë ardhur edhe si frymëzim nga grimi apo flokët, por grimerja Shervonne Kitto thotë është një teknikë që më shumë mundësi gocat do e pëlqejnë shumë.
Çfarë janë vetullat ombre?
Këto lloj vetullash janë një tatuazh kozmetik që krijon një hije të lehtë në zonën e vetullave.
“Termi “ombre” thekson efektin ku vetullat zbehen nga errësira në dritë,” shpjegon ajo, ndërsa kjo teknikë mbush vetullat e holla dhe të paplota.
#browmapping #certifiedloverboy ♬ original sound – tuckerbudzyn
Procesi i realizimit të tyre
Njësoj si edhe microblading (tatuazh i vetullës), bërja e vetullave ombre realizohet nga profesionistët në sallone kozmetike. Procesi nis me pastrimin e tyre, më pas matjen dhe skicimin e formës së duhur për të ruajtur simetrinë mes qendrës dhe pjesës fundore të vetullave.
Efekti ombre krijon një efekt hijeje në nuancë pak më të hapur se ngjyra natyrale e vetullave.
Efekti mikro-hije
Sipas Kitto-s, vetullat ombre janë në fakt një formë e mikro-hijes. Dallimi mes microblading dhe efektit është pikërisht fakti që teknika e parë përmes aparaturës krijon goditje te qimet e vetullave, ndërsa ombre jep kombinim nuancash.
Sa zgjasin vetullat ombre?
Ato mund të zgjasin nga një deri në tre vjet. Për shkak se pigmenti depozitohet në shtresat e sipërme të lëkurës, ai mund të zbehet me kalimin e kohës. Vetullat ombre zbehen më shpejt te lëkurat më të yndyrshme në krahasim me lëkurën më të thatë.
Efektet anësore
Këto efekte ndodhin gjatë fazës së shërimit. Faza e shërimit zgjat nga dhjetë deri në 25 ditë pas trajtimit të përhershëm. Gjatë kësaj kohe, ju mund të përjetoni errësim të zonës, kruajtje, lëkurë të thatë etj.
Si t’i bëni këto vetulla në shtëpi
Mjafton një laps vetullash dhe një furçë dhe ju mund t’i mbushni vetullat me laps duket krijuar formën perfekte. Përdorni furçën apo krehrin e dedikuar për vetullat për të zbehur pjesën e përparme për të krijuar kështu efektin ombre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t’i kombinoni gjatë vjeshtës
Këto tri modele flokësh mund t’i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!
Gjithë arsyet pse periodat ju vijnë dy herë në muaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj